E Shtunë, 31 Tetor 2026

Piramida Dalai Lame dhe Amon-Ra-ma

02-11-2010 / Nga Lavdrim Lita

Njeriu ka frike nga koha. Per ti shpetuar kohes nderton piramida. Dhe piramida eshte shenja prekese e kujteses. Prandaj koha ka frike nga muzete. Per te shkruar kete shkrim mu desh te lexoja shume. Ne fund arrita ne konkluzionin qe te gjitha piramidat ne bote jane pothuajse te perligjura ne ndertimin e tyre prej urdhrave te Zotave. Ne token e banuar prej milionave viteve ka pasur perendi te papare e njerez meskine te quajtur klerike dogmatike qe kane skllaveruar mendjen e njerezve me forcen e frikes dhe injorances. Perzierja e ketyre dy elementeve kane krijuar opiumin e nevojshem per te droguar popujt. Zakonisht perdornin piramida sepse mendon se ishin ura lidhese me paraardhesit e races se tyre. Sidomos kleriket e nomenklatura politike e Egjiptit te lashte dhe atyre Azteke ne Ameriken Latine besonin se vetem keshtu mund te lidheshin ne nje fare menyre me ate/ata qe konsideronin Zota te tokes dhe nentokes. I ndertuan ne forme piramidale sepse besonin se perendia ishte nje rreze drite.
Kleriket dhe nomenklatura politike e sotshme pretendon ne nje fare menyre te mbaje kontakt te pakten shpirteror e nostalgjik me Zotin qe i sundoi mendjen dhe shpirtrat 45 vjet. Bile i ndertuan diktatorit nje muze piramidal sepse besonin se perendia komuniste ishte nje rreze drite por me pas kuptuam si ishte nje hije nate. Zoti i ri i plotfuqishem ne Tirane Amon-Ra-ma preferon te levize fije nostalgjike kunder vendimit te fundit te kryeministrit Berisha per te ndertuar Parlamentin e ri. Pervec adhuruesve te idhujve me shqeteson me shume investimin topografik i medies per te shantazhuar me top qeverine kur i cenohen interesat e saj financiare. Gjithsesi eshte ceshtje perceptimi dhe jo arsyetimi.
Pertej kesaj kam nje qendrim pragmatist. Jam per ndertimin e Parlamentit te ri te shqiptareve. Dhe Piramida duhet prishur pa shume sterhollime te sofistikuara kinse prishin trashegimine kulturore. Te vetmen deshmi qe jep ai muze i diktatorit eshte se ne jemi ende te sunduar nga frika dhe injoranca. Dhe nuk ka Dalai-Lame qe mund te argumentoje me miresi e qartesi te kunderten.
Gjithashtu kam mendim e diskutueshem se Parlamenti i ri ka me kuptim te ndertohet diku tjeter. Hedh idene pse jo dhe jashte Tirane Kurrsesi jo ne themelin e kompromentuar te mauzoleut te diktatorit. Te ndertohet dicka funksionale per qytetaret e Tiranes. Mundesisht te zgjedhin me nje referendum konsultativ se cfare duan me shume per tju permiresuar jetesen ne kete qytetet me plot piramida te tjera betoni. Keto piramida te ndertuara nga Zota paraardhes te kryezotit te sotem Amon-Rama jane si gjemba ne konshiencen e njerezve. Kur njerezit shikojne gjembin ne mes te TiRames ndjejne dhimbje ne plaget e se kaluares. Dhe ne jemi nje popull qe kemi vuajtur shume prandaj sa me pak dhimbje aq me mire.
Sikurse eshte po aq e vertete nje Kuvend qe te jete me te vertete oda e demokracise eshte e pelqyeshme pikesepari per nje solemnitet sidomos ne truallin e saj e mbi te gjitha duhet bekuar me ujin e bekuar te arsyes. Parlamenti i sotem edhe pse me nje lifting terheqje lekure i ngjan nje plake 70 vjecare sovjetike qe terheq lekuren per ti dhene buzeqeshje te fundit fytyres muzhike. Kesaj fytyre te buzeqeshur qe fsheh trupin e gangrenizuar nga nje turperim konstant 70 vjecar. Trupi i saj i perdhunuar nga protektore gangstere si Enver Hoxha eshte ne dekompozim e siper prandaj kemi pasur shume jashteqitje gojore ne parlament. Oda e re Demokracise shqiptare ka me kuptim te themelohet ne 100 vjetorin e saj. Demokracia e vertete shqiptare ka pak dekada jete. Do te kishte qene mire qe mentoret e parlamentarizmit ta kishin ndertuar sapo nderroi regjimi. Por me mire vone se kurre.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›