Kush do te zevendesoje Osama bin Laden
Nje specialist i rendesishem anglez i ceshtjeve per Al Kaeden ka hedhur hipotezen per pasardhesin e ri te Osama Bin Laden. Noman Benotman ka deklaruar per agjencine e lajmeve Reuters se pasuesi i Bin Laden ka shume gjasa te jete nje ish ushtarak egjiptian i quajtur Saif Al-Adel. Ky i fundit mendohet se ne keto momente eshte duke luajtur rolin e udheheqesit te perkohshem te grupit me te rrezikshem terrorist deri ne konfirmimin e tij perfundimtar ne kete pozicion. Adel eshte nje nga ushtaraket me te rendesishem te Al Kaedes i cili ka kontribuar ne sulmet ndaj ambasades amerikane Nairobi dhe Dar es Salaam ne 1998. Gjithashtu ai ka qene nje nga elementet kyc ne ndertimin e kampeve te stervitjes ne Sudan dhe Afganistan ne vitet 90. Deri ne keto momente ende nuk ka ndonje reagim nga Al Kaeda per kryetarin e ri te saj.