E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kush e dinte që femrat në orgji ishin prostituta?

Share

Ish- shefi i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Dominique Strauss-Kahn, ka deklaruar përmes avokatit të tij se ai nuk e dinte që femrat që po merrnin pjesë në një orgji ku ishte ai, ishin prostituta.

Kjo falje e çuditshme erdhi pasi disa regjistrime në telefon celular tregojnë se ekonomisti ka fjetur me 10 prostituta të ndryshme dhe secila kërkonte rreth 1500 euro për njëherë.

Avokati i DSK tha se nuk ka asnjë mënyrë që ai ta dinte se ato ishin prostituta.

Në këto festa, njerëzit nuk ishin të veshur dhe unë ju sfidoj të më tregoni ju se cila është diferenca mes një prostitute të zhveshur dhe një gruaje tjetër të zhveshur?, tha avokati i DSK.

Vetë DSK ka pranuar se ka marrë pjesë në festa të tilla, por pranon se nuk ka paguar asnjë vajzë për të bërë seks. Ai ka pranuar gjithashtu se ka nevojë për tu trajtuar për shkak të varësisë që ka ndaj seksit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›