E Diel, 1 Nëntor 2026

Kush parashikon motin gabim, shkon në burg

Share

Parashikuesit e motit në Afrikën e Jugut janë kërcënuar me burg në rast se parashikimet e tyre rezultojnë të pasakta.

Parashikuesit e pavarur të motit janë paralajmëruar se do dënohen deri në 10 vjet burg ose mbi 1 milion dollarë gjobë nëse lëshojnë paralajmërime të pasakta për motin pa leje zyrtare.

Kërcënimi i çuditshëm pritet të kthehet në ligj për të parandaluar dëmet ekonomike dhe panikun që shkaktohet kur paralajmërohet gabimisht për thatësira, përmbytje apo stuhi.

Afrika e Jugut përballet me ndryshime radikale të motit. Opozita ka kundërshtuar këtë projektligj. Ajo thotë se synimi është ti japë monopolin një shërbimi të vetëm meteorologjik.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›