E Diel, 1 Nëntor 2026

Svunë shenjat paralajmëruese në karrocë, burgosen

Share

Një grup burrash amish u burgosën sot për shkak se refuzuan të paguajnë gjobat që iu ishin vënë për shkak se nuk kishin zbatuar kodin e qarkullimit rrugor.

Burrat, nga Kentaki Perëndimor, SHBA, nuk pranojnë të vendosin shenjat paralajmëruese portokalli në karrocat e tyre. Ata thonë se kjo bie në kundërshtim me jetën fetare që bëjnë ata. Shenjat janë shumë të dukshme dhe bien shumë në sy. Ato nuk pranohen nga amish-ët, që bëjnë një jetë krejt të thjeshtë.

Amish-ët jetojnë në zona të ndryshme të SHBA në mënyrën më të thjeshtë të mundshme. Të arrestuarit nuk përdorin energjinë elektrike dhe asnjë pajisje tjetër teknologjike.

Komuniteti amish ka qenë së fundmi në qendër të vëmendjes së medias së fundmi pasi mes tyre shpërtheu një sherr që çoi në disa sulme me prerje të mjekrës.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›