E Diel, 1 Nëntor 2026

Kush e mbron Assange

Julian Assange themeluesi i WikiLeaks ka kaluar 48 oret e para ne qelite e burgut Wandsworth ne Londer.

Mbrapa tij qendron nje ekip mbrojtes me avokate anglez te cilet po tentojne bllokimin e ekstradimit.Por cilet jane juristet qe kane marre persiper nje mision te veshtire sic mund te jete mbrojtja e njeriut qe iu kundervu ne menyren me te ashper nje superfuqie boterore sic jane SHBA.

Ne krye te ekipit mbrojtes ne Londer qendron Mark Stephens nje avokat me eksperience te gjate i perkushtuar ceshtjeve te medias.Stephens eshte pjesa e dukshme e perfaqesimit ligjor fale nje mori deklaratash ne media ku ai e ka cilesuar kerkesen e ekstradimit te Assange si te motivuar politikisht ndersa drejtesine suedeze e ka akuzuar si orkestruese te nje procesi gjyqesor qe do ti perngjaje nje show.

Barren me te rende ne prezantimin e mbrojtjes ne gjykate e mban baristeri John Jones nje jurist lider ne fushen e ekstradimeve ne Britanine e Madhe perfshi ceshtjet e terrorizmin.CV-ja e tij permban nje sere ceshtjes te profilit te larte sic jane marrja ne mbrojtje e Naser Ori dhe Rasim Deli qe te dy komandante lufte gjate luftes ne Bosnje dhe Hercegovine. NE CV perfshihet edhe mbrojtja e Ejup Ganic ish- presidentit se Federates se Bosnje Hercegovines duke mundur bllokimin e ekstradimit nga Londra per ne Serbi si te motivuar politikisht.

Juristi John Jones qe prej 10 Shtatorit 2008 ka marre ne mbrojtje edhe ish SHIK-asin Ilir Kumbaron ndersa ne vitin 2007 Vullnet Mucellin i kerkuar per tu ekstraduar ne France dhe Shqiperi.Per zotin Johnes ky proces ekstradimi padyshim eshte nje prej sfidave me te medha profesionale.

Atij do ti duhet perseri ti argumentoje gjykates javen e ardhshme kerkesen e lirimit me kusht per Assange.Ne krah te ekipit mbrojtes se Julian Assange jane edhe zonja Jemima Khan nje aktiviste e te drejtave te njeriut ish e dashura e yllit te kinemase britanike Hugh Grant.

Ken Loach nje regjisor i njohur britanik eshte nje tjeter perkrahes.Gazetari John Pilger nje prej legjendave te gazetarise britanike mik i shefit te Wikileaks eshte nje tjeter perkrahes i Assange i cili se bashku me Khan dhe Loach vune ne dispozicion te gjykates nje garanci pasurore prej 180000 sterlinash.Prezenca e tyre ne gjykate me 14 Dhjetor duket se do te jete e paevitueshme duke ofruar perseri kete garanci pasurore njekohesisht duke i shtuar ketij procesi ate qe eshte cilesuar si Celebrity-Factor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›