E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kush e pengon ndërtimin e Europortit të Shëngjinit?

projekti shengjinNga Ing. Xhevair Ngjeqari

Projekti është vlerësuar nga World Finance si një nga 100 më të mirët e botës

Projekti i Europortit të Shëngjinit është hartuar me dijeninë dhe nxitjen e kryeministrit. P. Zogaj e ka ndjekur në proces dhe  me aprovimin e qeverisë e ka çuar dokumentacionin në Kosovë.  Europortin e ka vetëndërtuar  natyra dhe ndërtohet nga financime  koncesionare. Por Ministria e Transportit duke mashtruar se me portin e Durrësit do të kryejë transitin euro ballkanik, jo vetëm shkatërron ekonominë shqiptare dhe kosovare, por dëmton dhe transportin euro ballkanik. Sepse në mungesë të kapaciteteve portuale shqiptare, mallrat ballkanike për në  Evropën Jugperëndimore, Gjibraltar dhe Amerikë përshkojnë deri 620 km më tepër…

Historia përsëritet. Dikur u bashkuam me Turqinë kundër lirive ballkanike, tashmë interesat klienteliste sabotojnë ekonominë e vendeve të Ballkanit Lindor.

Është për të ardhur keq që qeveria e Kosovës nuk kupton se nëqoftëse nga trualli i UÇK së dhe në Rrugën e Kombit nuk kalojnë mallrat e Serbisë, Maqedonisë, Bullgarisë, Krajovës etj, për të dalë në Shëngjin (bregdet), atëherë rombi i shtetit nuk kthehet në urë transiti.

Kosova duhet të bëhet iniciatore dhe aksionere për fillimin e ndërtimit të Europortit të Shëngjinit dhe Korridorit të Drinit. Kjo do të zhvillonte euro -perspektiva në ekonominë vendore. Ndërsa përsa i përket shprehjes se Shëngjinin ia kemi lënë Kosovës, dikush e ka mashtruar kryeministrin, zhvillimet turistike kanë limituar ndërtimin e një porti tregtar… Aty  vetëm port tregtar nuk ndërtohet.

CILA ËSHTË E VËRTETA E PROJEKTIT

Në datat 10 14 mars 2010 erdhi drejtoresha e World Finance, e  shoqëruar  nga  një fotoreporter i njohur i Reuters. Financa  Botërore (World Finance) ka premiuar projektin e Europortit  Shëngjinit (Eagle of Adriatic) në top-listën e 100 projekteve më  të mira në nivel botëror për vitin 2009.

Më datën 24 nëntor 2009 në selinë qendrore Stock Exchange, Londër, administratorit dhe pronarit të projektit, Lirim Muharremi, iu dorëzua obelisku i premios. Informacioni gjendet në revistën dymujore World Finance  November December 2009 dhe në edicionin January February 2010, Suplementi WORLDFINANCE.COM.

Projekti është përzgjedhur me votim të lirë nga 37.000 votues nga 50.000 mijë të mundshëm. World Finance premion çdo vit kompani dhe individë që kanë materializuar, realizuar ose shpikur projekte brilante të niveleve botërore. Në revistën dymujore përfshihen dhe  kontributet e personaliteteve Nouriel Roubini e Robert Shiller. N. Rubin parashikoi rënien e tregut të imobiliareve në Amerikë 2008 2009.

Në hipotekën e premiove të vitit 2009, projekti i  Europortit të Shëngjinit renditet krahas projekteve elitare  multidimensionale internacionale. Kjo është një krenari për vendin, është një nder për kurajën e nivelin e investitorit si dhe grupit të projektimit. Vepra është vlerësuar si shpëtim për Ballkanin dhe Evropën dhe si bypass natyral i tranzitit euro-ballkanik.

Për të realizuar një reportazh me kosto deri 199 mijë  paund për Shqipërinë, portin dhe arritjet e qeverisë, në datat 10 14 mars 2010 erdhi drejtoresha e World Finance, e shoqëruar nga një fotoreporter i njohur i Reuters. Megjithëse u njoftuan  zyrtarisht të gjitha institucionet shtetërore, nuk u realizua asnjë takim.

Por Evropa nuk hedh poshtë arritjet e saj. Zoti Muharremi pritet dhe përcillet si një konsulent potencial për Ballkanin nga nivelet më të larta të ekonomisë së Brukselit, me  premtimin se porti internacional i Shëngjinit së shpejti do të  ndërtohet…  Projekti i portit nuk është një gjetje e rastit. Së shpejti Shqipëria do të ketë një strategji të re për zhvillimin e infrastrukturës rrugore, detare dhe bregdetare. Projekti i portit është realizuar në një periudhë që qeveria shqiptare kishte dhënë me koncesion ndërtimin e portit të kontejnerëve në Vlorë.

Koha vërtetoi kundërshtimin tonë se në bregdetin e Pyllit të Sodës nuk ndërtohen porte tregtare. Kompania koncesionare u largua… Megjithatë shteti shqiptar përsëri po rigabon për ndërtimin e një porti në Pyllin e Sodës… Nga ana jonë është  studiuar në kompleks infrastruktura detare dhe bregdetare duke  analizuar dhe veprat ekzistuese. Ato parashikojnë porte tregtare   në bregdetin e Orikumit, Dajlanit, Semanit, Kallmit dhe bregun   shkëmbor të Malit të Rencit. Investitori zgjodhi bregun midis Shëngjinit dhe Velipojës, duke na besuar studimin dhe projektin në fazën e fizibilitetit të avancuar. Por cilat janë  arsyet që  projekti thjesht ka fituar vlerësimin ndërkombëtar?

VLERËSIMI I PARË: ARSYET GJEO-EKONOMIKE

Bregdeti shqiptar Vlorë- delta e Bunës, është e vetmja ultësirë e vazhduar në të gjithë bregdetin e Adriatikut dhe Jonit, ndërsa  si pozicion gjeografik formon afërsisht mesoren e gjithë vijës bregdetare perëndimore ballkanike. Së bashku me orientimin veri- jug dhe luginat e lumenjve që çajnë në brendësi të hapësirave danubiane, bregdeti dhe trualli shqiptar formon rrugën natyrale  më të shkurtër për në Ballkan. Janë 50 milion banorë të  Ballkanit që kërkojnë të kalojnë mallrat nga bregdeti shqiptar, por nuk kalojnë për mungesë të porteve…

Në konceptin fizik ambasadori i parë amerikan e ka quajtur bregdetin shqiptar si Gjibraltarin e Lindjes (gaz. Panorama dt. 22 shkurt 2013). Në gjithë vijën bregdetare të Jonit dhe Adriatikut ballkanik, nuk ka asnjë port të mirëfilltë tregtar për të konkurruar e formuar një trekëndësh midis Portit të Pireut, Gioia di Tauro dhe Europortit të Shëngjinit ose Vlorës. Në konceptin fizik gjithë ultësira Vlorë Shëngjin është një port unik natyral, por nyje të veçanta bregdetare zotërojnë bonuse për ndërtime portuale…

Ndërtimi i portit në bregdetin shkëmbor djerrë të Rërës së Hedhur ose Malit të Rencit formon pozicionin të mirëzgjedhur nga  ana gjeo-ekonomike, gjeo-teknike, batimetrisë për transitin e mallrave që vijnë nga Europa Jugperëndimore, Afrika, Gjibraltari, Amerika për në Ballkan dhe anasjelltas etj. Zgjedhja e pozicionit gjeografik, elementët gjeofizikë të Europortit dhe argumenti i tranzitit euro-ballkanik formojnë  vlerësimin e parë të veprës detare…

planimetria shengjinVLER

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›