Kush e përdor gjuhën që në puthjen e parë?
Për pesë muaj ai i kishte qëndruar asaj nga pas, kishte gatuar e ishte lodhur për të arritur tek puthja e parë. Por kur mendoi se kishte bërë gjithçka mirë, arriti edhe gjëma. Ai tani është nën akuzë për ngacmim seksual.
Ngjarja ka ndodhur në Kaohsiung, Tajvan. Një 40 vjeçar është nën akuzë se ka tentuar të dhurojë një puthje franceze për të dashurën e tij.
Nëse gjendet fajtor, ai mund të dënohet me dy vite burg.
Incidenti ndodhi në korrik kur personi në fjalë, të cilin policia e identifikon si Chen, e ftoi vajzën me të cilën dilte prej pesë muajsh në apartamentin e tij për darkë.
Policia thotë se Chen i kërkoi asaj një puthje, dhe kur ajo nuk tha asgjë, ai mendoi se ky ishte një pohim dhe hapi gojën dhe dhuroi një puthje të fuqishme franceze.
Por 30 vjeçarja u tërbua.
Policia tha se ajo ulëriti: Ke parë shumë porno? Kush dreqin e përdor gjuhën që në puthjen e parë?
Ajo i dha fund marrëdhënies dhe e raportoi incidentin në polici.
Chen është arrestuar, por mohon puthjen dhe deklaron se ky incident është shpikur për ti bërë shantazh atij.
Ai akuzohet se ka dhunuar ligjet tajvaneze për ngacmim seksual.