E Enjte, 5 Nëntor 2026

Koronavirusi trondit Greqinë, 59 viktima dhe 2198 persona të infektuar në 24 orët e fundit

Koronavirusi duket se po trondit seriozisht Greqinë. Mediat greke raportojnë se numri i personave të intubuar ka shkuar në 400. Mosha mesatare e tyre është 64-vjeç. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 2198 persona të infektuar me COVID, ndërsa numri i viktimave ka qenë plot 59. Më të prekur nga koronavirusi informohet se janë qytetet e Athinës dhe Selaniku, përkatësisht me 492 dhe 491 persona të infektuar në 24 orët e fundit. /rtsh.al 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›