E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kush e thirri FMN-në? Plas loja politike me ftesën për misionin

RAMA-FULLANINga dita e sotme një mision i Fondit Monetar Ndërkombëtar do të nisë punën në Shqipëri për të kryer një vlerësim të gjendjes financiare të vendit.

Vizita përkon me rotacionin politik në vend, ndërkohë që socialistët kanë paralajmëruar rikthimin e FMN-së në vend.

Por siç raporton e përditshmja Shqip, tani ka nisur një lojë politike me faktin se kush e ftoi misionin.

Guvernatori Ardian Fullani thotë se ftesën për FMN-në e ka bërë ai dhe Ridvan Bode.

Ky i fundit është zhdukur nga sytë e opinionit publik, ndërsa vazhdimisht ka deklaruar se nuk ka krizë në vend, ndërkohë që tani kërkon ndihmën e FMN-së.

Në vitin 2009, Reuters pyeti Berishën dhe Ramën për çështjen e FMN-së. Berisha tha se FMN frikëson bizneset, kurse Rama tha se do vazhdojë marrëveshjen me FMN-në.

Por një vit më vonë Berisha e ndërpreu marrëveshjen me FMN-në.

Sugjerimet e FMN-së kanë qenë të papranueshme për kryeministrin, ndërkohë që mazhoranca e re pretendon se Berisha po lë pas tokë të djegur sa i përket financave./ep

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›