E Diel, 1 Nëntor 2026

Kush është Bekim Sejdiu, profesori i Juridikut u propozua për President të Kosovës

Bekim Sejdiu, i lindur në vitin 1974, është ish-gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. Nga viti 2002 ai është Profesor i së Drejtës në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës.

52-vjeçari ka një përvojë të gjatë në diplomaci, pasi ka shërbyer si ambasadori i parë i Repulikës së Kosovës në Turqi nga viti 2008 deri më 2012, ndërsa më pas, nga viti 2012 deri më 2014 ka qenë Konsull i Përgjithshëm i Kosovës në Nju-Jork.

Para emërimit në atë post, Sejdiu ka shërbyer si këshilltar politik në kabinetin e ministrit të parë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës.

Studimet në drejtësi i ka përfunduar në Universitetin e Prishtinës, ndërsa ka ndjekur studime pasuniversitare në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare, demokracisë dhe të drejtave të njeriut.

Ai ka doktoraturë në fushën e studimeve ndërkombëtare dhe diplomatike.
/rtsh.al/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›