E Diel, 1 Nëntor 2026

Kush është Ron DeSantis, kandidati republikan që po sfidon Donald Trump për Shtëpinë e Bardhë

Kush është Ron DeSantis, kandidati republikan që po sfidon Donald

Guvernatori i Floridës, Ron DeSantis, tanimë zyrtarisht kandidat për president, nuk është më i turpshëm për planet e tij për të përkulur kompetencat e presidencës si kurrë më parë nëse fiton shtëpinë e bardhë.

DeSantis- fushata e të cilit mblodhi 8.2 milionë dollarë në 24 orët e para sipas zëdhënësit të fushatës – në një dyzinë intervistash e ka cilësuar Trumpin si të përgjegjshëm nga pikëpamja fiskale dhe është mbështetës i amnistisë për emigrantët pa dokumente. Ai tha se politikat e zbatuara nga Trump për zbutjen e covid19 ‘shkatërroi jetën e miliona njerëzve” dhe i tha Fox News se prioriteti i ditës së parë do të ishte shkarkimi i drejtorit të FBI-së zgjedhur nga ish-presidenti, Christopher Wray.

Sipas tij, Trump është një burrë krejt ndryshe sot nga c’ishte në 2015 kur kandidoi. “Unë nuk e di se çfarë ndodhi me Donald Trump” i tha ai prezantuesit konservator të radios në Tennessee, Matt Murphy. Që nga e mërkura kur ai shpalli kandidaturën mediat amerikane merren vetëm me zbërthimin e këtij ylli në ngritje në politikën amerikane.

44-vjeçari ka kaluar shumicën e karrierës në shërbimin publik dhe qeverisje. Ai ka mbaruar për drejtësi në Harvard dhe më vonë u emërua tek US Navy. Pas diplomimit punoi si avokat në burgun ushtarak të Guantanamos në Kubë, ku pa nga afër trajtimin e të burgosurve. Më vonë u zhvendos në Irak për të këshilluar njësinë Navy Seals. Ka punuar shkurt si asistent i Prokurorit të Floridës përpara se të merrte një vend në kongresin amerikan në 2012. Ai shërbeu në Kongres derisa konkurroi si Guvernator i Floridës në 2018.

Deri në këtë kohë ishte një politikan thuajse i panjohur, madje pakkush mendonte se do të kishte një nominim të tij nga Republikanët. Mori një mbështetje të fortë nga presidenti i atëhershëm Trump dhe fitoi zgjedhjet me një diferencë të vogël.

Në zgjedhjet pasuese në 2022 ai fitoi me 20 përqind më shumë. Si një i ri i rritur në Florida, jeta e DeSantis është e lidhur me basketbollin. Ka shërbyer si kapiten në disa ekipe ndërkohë që po diplomohej në Universitetin e Yale. Eshtë i martuar me Casey Black, dhe në kohën kur e njohu ajo ishte një gazetare televizioni. Çifti ka tre fëmijë.

Gjatë pandemisë ai i rezistoi vendosjes së maskës dhe vaksinës dhe ishte i vendosur të mbante bizneset në Florida dhe turizmin të hapur gjatë muajve të gjatë të mbylljes. Eshtë një kritik i përhershëm i politikave të emigracionit.

Në 2022 ai u lavdërua nga konservatorët dhe u dënua nga demokratët kur dërgoi dy aionë për të marrë emigrantët venezuelas nga Teksasi në Masacusets. Grupet e të drejtave të njeriut ndërmorën hapa të mëdhenj duke dhënë paralajmerime për udhëtimet në Florida duke thënë se shteti është bërë armiqësor ndaj njerëzve me ngjyrë e individëve të LGBTQ.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›