E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vere kosovare per eksportet Sukseset e deshtimet e privatizimit ne Kosove

Kultivimi i rrushit dhe prodhimi i veres eshte karakterisitike e Rahovecit dhe Anadrinise. Toka pjellore dhe dielli rreth 270 dite ne vit ndikojne qe hardhite te perbejne njerin nder burimet kryesore te ekzistences per banoret e ketushem. Ne kushte te tilla e pane perspektiven e verarise edhe dy investitoret shqiptaro-amerikane Rrustem Gecaj dhe Hari Bajraktari. Kjo beri qe hapesira e privatizuar prej 2 240 ha pjesa dermuese e te ciles eshte e mbjellur me vreshta pas pese vjetesh te njihet si veraria me e madhe ne Kosove dhe njera nder me te medhate ne rajon.

Vera Stone Castle edhe ne tryezat gjermane

Hysen Gecaj eshte aksionar ne fabriken per prodhimin e veres Stone Castle Fabrika Stone Castle eshte privatizuar ne vitin 2006 me cmimin e blerjes 5.5 milione euro dhe me 5 milione investime shtese. Investimet jane permbyllur sipas afatit per cfare edhe kemi nenshkruar marreveshjen e obligimeve te kryera me AKM-ne. Ne kemi qene bleres te 90 per qind te vreshtave te bujqve te Rahovecit te Suharekes te Prizrenit dhe te nje pjese te Gjakoves. Kostoja vjetore ka qene mbi nje milione per cdo vit qe do te thote per tri vjet 3. 6 milione euro thote z. Gecaj sipas te cilit per dy vitet e para Stone Castle qendroi jashte tregut.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Vreshtaria ne Rahovec

Ne vitin 2007 filloi nje epoke e re per kete fabrike. Pervec prezences ne tregun e brendshem marreveshja me Gjermanine do tjete fillimi i shtrirjes ne tregun e jashtem. Prej 2007-tes ka qene nje treg shume i mire ne Kosove dhe jashte saj sidomos ne fillim te vitit 2008 ku kemi plasuar nje sasi mjaft te madhe per Shqiperine. shte bere nje marreveshje shumevjecare me Gjermanine te cilen e vazhdojme. Ne 2006-n sasia ka qene 600 mije litra. Por kerkesat rriten cdo vit ndersa kete vit presim qe kjo sasi te rritet ne 1 milione e 200 mije litra vetem per tregun gjerman thote z.Geci.

Sukseset dhe deshtimet e procesit te privatizimit

Sipas zedhenesit Ylli kaloshi Agjencia Kosovare e Privatizimit qe nga vitit 2003 ka privatizuar qindra ndermarrje. Jane privatizuar mbi 300 ndermarrje shoqerore ndersa jane krijuar 670 ndermarrje te reja. Deri me tani jane mbledhur mbi 584 milione euro. Keto fonde jane te afatizuara ne Banken Qendrore te Kosoves dhe deri me tani nga kamata fondet kane perfituar nje shume deri ne shtate milione euro thote z.Kaloshi. Por jo secili bleres arriti te realizoje qellimin dhe tiu pergjigjet marreveshjeve per privatizim thote zKaloshi i cili si deshtim te procesit te privatizimit permend Hotelin Grand ne Prishtine Fabriken per Perpunimin e Duhanit ne Gjilan dy minierat e Strezovcit dhe te Goleshit etj. Perderisa fabrika per Prodhimin e Llamarines se Zinkuar Llamkos ne Vushtri eshte terhequr nga bleresi i pare dhe eshte privatizuar nga investitor anglez.

Agjencia eshte ne monitorim te vazhdueshem dhe bleresit e ndermarrjeve te cilet nuk kane shenuar ndonje progres nuk perjashtohet mundesia tiu terhiqen aksionet dhe te rrezikojne qe te tenderohen serish. Keshtu ka ndodhur edhe me Llamkos dhe tashme bleresi i ri ka filluar prodhimin ne fabrike punetoret kane zene vendet e tyre te punes dhe ne kete menyre shpresohet se do te ndihmohet ekonomia e Vushtrise dhe ajo e Kosoves. thote z.Kaloshi.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Vere e StoneCastle

Veraria Stone Castle- Histori e suksesshme privatizimi ne Kosove

Nder historite me te sukseshme te privatizmit ne Kosove Agjencia e Privatizimit radhit Ferronikelin Fabriken e Ujit ne Kllokot Hotelin Theranda ne Prizren Ndermarrjen Hoteliere Trofta ne Istog Mullirin M amp Sillos ne Xerxe Hotelin Nora ne Kline Birrarine e Pejes ne Peje. E poashtu edhe Vreshtaria dhe Veraria Stone Castle ne Rahovec qe eshte veraria me e madhe ne Kosove dhe nder me te medhate ne rajon me kapacitet perpunimi rreth 70000 tone te rrushit dhe me kapacitet prodhimi 12 milione litra vere ne vit thote z.Kaloshi.

Kosoves i duhen politika te mirefillta tregtare

Qe keto bizenese te jene te suksesshme Kosoves i nevojiten politika tregtare te mirefillta dhe afatagjata te cilat nuk i ka. Dhe prandaj integrimi ekonomik i Kosoves ne ekonomine boterore ka nje rruge te gjate perpara vetes mendon Flamur Keqa drejtor i departamentit te Tregtise ne Ministrine e Tregtise dhe te Industrise. Sepse mirefilli dihet se ne nuk jemi pjese e nje integrimi rajoanl i quajtur Cefta ku marrim pjese prej disa vitesh dhe te cilin e kemi kryesuar gjate vitit 2011. Ne kemi kapacitete deri ne nje nivel mirepo kur kemi parasysh kompleksitetin e integrimit ekonomik ne Bashkimin Evropian atehere me siguri qe kemi nevoje per ndihme me te thelle dhe me te gjere ne kete drejtim.

Bizneset ne pritje te nje te ardhmeje me te mire

Pikerisht per kete Bashkimi Evropian ne bashkepunim me Ministrine e Tregtise dhe te Industrise ka lancuar projektin 1.5 milionesh Asistenca Teknike per Zhvillimin e Metejshem te Politikave Tregtare te Kosoves me ane te te cilit synon krijimin e bazes per nje mjedis te qendrueshem dhe te favorshem per zhvillimin e sektorit privat ne Kosove. Aktivitetet e tij perqendrohen ne kater fusha me rendesi strategjike per integrimin e Kosoves ne sistemin tregtar boteror ne krijimin e politikave tregtare ne analizen tregtare ne reformen e tarifave dhe strukturave te TVSH-se si edhe ne cilesine e statistikave tregtare. Deri ne nje te ardhme te afert kompanite e Kosoves perpiqen te cajne me forcat e veta. Keshtu veproi edhe fabrika per perpunimin e veres Stone Castle ne Rahovec e cila aktualisht ka nje kapacitet perpunimi rreth 70.000 tone rrush dhe nje kapacitet prodhimi 12 milione litra vere ne vit. Pjesa me e madhe prej tyre eksportohen ne Kroaci Slloveni Gjermani Angli Austri Belgjike Zvicer SHBA dhe Nigeri.

Autor Ajete Beqiraj

Redaktoi Lindita Arapi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›