E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasada amerikane reagon për trazirat në Shqipëri

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka reaguar për trazirat dhe përplasjet e regjistruara gjatë protestës së sotme, duke u bërë thirrje qytetarëve të ushtrojnë të drejtën e protestës në mënyrë paqësore.

Në një deklaratë të publikuar në rrjetet sociale, ambasada dënon dhunën, dëmtimin fizik të personave dhe shkatërrimin e pronës, duke theksuar se këto akte nuk përbëjnë angazhim qytetar.

“Dhuna, trazirat, lëndimi fizik i të tjerëve dhe shkatërrimi i pronës nuk janë angazhim qytetar”, thuhet në reagimin e ambasadës amerikane.

Përmes deklaratës, ambasada u bën thirrje të gjithë qytetarëve që zgjedhin të marrin pjesë në protesta të respektojnë të drejtën e tyre për demonstrim paqësor, pa akte dhune.

“U bëjmë thirrje të gjitha palëve për vetëpërmbajtje dhe qetësi”, thekson ambasada.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›