E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kush i ka lënë socialistët në baltë?

magdaNga Magdalena Ramohito

Të shkruash për të majtën shqiptare, nuk është e lehtë, jo vetëm sepse historia e saj nuk fillon ditën kur u ndërrua emri nga PPSH në Socialiste, e këtë gjë kampi i ashtuquajtur i djathtë e ka përdorur deri sot në këtë fushatë elektorale që po kalojmë, duke e konsideruar thjesht si PPSH dhe drejtuesit e saj si bij persekutorësh apo bllokmenësh, ndonëse nga njerëzit e ditur kjo gjë kuptohet se është thjesht politikë, për politikë, tek njerëz të tjerë jo vetëm më pak të diturit, por edhe të lindur si të djathtë, për këtë fakt ngurojnë të ndryshojnë kah, thjesht pse inati e mëria ndaj sistemit komunist të para 1990-ës, nuk i lejon të shohin qartë komunistët e sekretarët e partisë së PPSH në krahun e djathtë.

Ndër vite shumë gjëra kanë ndryshuar dhe faktet tregojnë se tek PS po shkojnë jo vetëm si kontribuues në strukturat e saj, por edhe votues pa interesa për karrierë politike. Kjo është diçka pozitive, pse në fund të fundit është tregues zhvillimi dhe emancipimi për shoqërinë tonë, dhe gradualisht në fushatat e tjera nuk do të ketë më akuza të tipit Berisha si: – I përmbysëm baballarët e tyre e tani do ti përmbysim edhe bijtë, por gjasat janë se pas katër vjetësh në fushata, po edhe në gjithë jetën politike në vend nuk do të kujtohen paraardhësit tanë këtu e 100, vjet për të përfituar politikisht, ashtu siç edhe e majta i kujton partizanet e partizanët tanë trima, për të përfituar elektorat.

Por e majta vetë ka plasaritje brenda vetes, të cilat mund të biem të gjithë dakord se nuk janë ideologjike, sepse në këto 22vjet të gjithë kandidatët për kryeministra kanë të njëjtin background politik familjar. Po këtu mund të kujtojmë ato KPD-at e famshme kur edhe Sali Berisha vetë mbeti pa punë, ditët e famshme të katarsisit, që në fakt shume nga shqiptarët, përveç asaj pjese finoke, e cila nuk para i ha shumë këto përrallat e politikës, e besuan pak a shumë se Fatos Nano u kthye nga Greqia (nuk e mbaj mend mirë pse ishte atje) për të shkatërruar korrupsionin e qeverisë, që drejtonte Ilir Meta. Si gjithmonë në këto raste shqiptarët u ndanë në dy pjesë, pro katarsisit edhe kundër. Ndërsa nuk mund të harroj një detaj të vogël, por që më ka dhënë mua një mësim të madh. Në pushimin mes dy seancash mbledhje me debate të ashpra shumë të ashpra në atë kohë, gazetarët përpiqeshin të merrnin ndonjë mendim nga anëtarët e Kryesisë së PS në atë kohë, dhe njëra nga gratë, ajo bashkëshortja e Kryeministrit që ishte nën akuzë prej Fatos Nanos iu përgjigj gazetarit me ironi- Ja, po presim të dalin ato tenderat…

Ndërsa znj. Ermelinda Meksi (në atë kohë besoj se vetëm emrin e saj njihja dhe të znj. Arta Dade ngaqë i kisha parë shumë nëpër takime me zgjedhësit në fushatat e hershme) pyetjes së gazetares se, me cilin krah ishte, me Fatos Nanon apo me Ilir Metën, ju përgjigj thjeshtë dhe shumë seriozisht: Unë jam me Partinë Socialiste. Dhe pozicioni, që kjo zonjë e nderuar mban edhe sot mua më pëlqen shumë, siç më ka pëlqyer gjithë performanca e saj politike parlamentare edhe si ministre.

Sigurisht pas përfundimit të katarsisit z.Ilir Meta u largua nga posti i Kryeministrit me dorëheqjen e tij dhe Qeveria që formoi Fatos Nano si Kryeministër pati edhe kryeministra nga ajo qeveri e ashtuquajtur e korruptuar, në kohën kur drejtohej prej z. Ilir Meta. Prej këtij momenti në atë parti nuk ka pasur më shpirt skuadre dhe prej atij momenti filloi edhe shit-blerja e deputetëve si dukuri, dhe prej asaj kohe filloi edhe velja e popullit me politikën shqiptare.

Dhe më interesantja është se që prej kohës kur Fatos Nano u largua si humbës dhe çuditi gjithë elitën e gazetarëve dhe analistëve me këtë gjest duke i veshur një kostum që shpejt filloi ta shtrëngojë si njeriu që për herë të parë krijoi i pari institucionin e dorëheqjes, me zgjedhjen e z. Edi Rama kryetar i PS, plasaritja atje mbeti ndër vite.

Analisti i mirënjohur, Bledar Prifti, e ka trajtuar këtë temë dhe e ka shtjelluar aq mirë e bukur, teorikisht dhe në përfundimet e arsyetimit të tij plasaritja atje qëndron, me gjithë bashkimin e LSI me PS në të njëjtin koalicion e mbështetur kjo edhe në një marrëveshje të firmosur nga të dyja palët.

Ndërsa përpara 8 vjetësh dikush deklarohej si i majtë, padyshim ai i përkiste PS. Ndërsa që me pjesëmarrjen e LSI në qeverisje me të djathtën pra mazhorancën që po largohet, të deklaroheshe si i majtë, menjëherë duhet të prisje pyetjen tjetër me cilin? Pra: me Fatosin? Me Ilirin? Apo me PS? Nëqoftëse doje të tregoheshe trim i papërkulur mund të thoshe me PS dhe sigurisht, që përndjekja nuk do të të ndahej, por kishte nga ata finokët, të cilët i përgjigjeshin pyetjes me kë- me LSI dhe nuk i hynte gjemb në këmbë.

Edhe tri ditë na ndajnë nga zgjedhjet e radhës, pas gjithë kësaj fushatë pozitiviste do ta quanim të gjithë, ku e majta është e bashkuar më së fundi, por unë jam me Pandeli Majkon, i cili pranoi publikisht se do ta kafshonte gjuhën për hir të PS, jam edhe me zonjën e nderuar Ermelinda Meksi, një grua plot merita si intelektuale e vërtetë, por edhe me merita si kontribuuese në PS.

Çjanë ca fjale që qarkullojnë midis të majtëve (unë nuk e kam zakon ti pyes me ke je ti njeri i majte?) se Edi Rama të lë në baltë, dhe kujt i shërben kjo prej të majtëve? Jemi vetëm tre ditë përpara datës, kur shqiptarët të gjithë, edhe ata që e kanë kokën mbi supe, edhe ata që gënjehen me ndonjë vend pune (pa meritë), edhe ta që gënjehen me një thes miell do të votojnë dhe vota e tyre ka të njëjtën vlerë, pra e ardhmja e shqiptarëve do të varet, prej tyre.

Unë, por besoj edhe gjithë shqiptarët e panë me sy dhe ky është fakt i pakundërshtueshëm, se të majtët në 2005 i la Fatos Nano në baltë dhe në 2009 i la Ilir Meta në baltë. Asnjë shqiptari të majtë të thjeshtë, i cili nuk ka qenë përlyer në tava pushtetesh- kaçurrel nuk i intereson të besojë fjalë të tilla që kush e di se nga dalin…!!!

Unë e kam parë Edi Ramën, qysh kur ka ardhur në krye të Bashkisë së Tiranës, duke lënë pas një jetë të lumtur e pa andralla në Kryeqytetin e artistëve PARIS, me duar deri në bërryla, duke pastruar baltën e Tiranës, por nuk kam parë asnjë rast, ti lerë qytetarët e Tiranës në Baltë. Edi Rama dhe gjithë shqiptarët opozitar kanë pasur këto 8 vjet një regjim, që të vret, të flak si leckë, të djeg makinën kur tregon bëmat e tij, shkatërron biznese kundërshtarësh, u jep litarin të varen intelektualëve,kërcënon këdo që i del përpara, bën çfarë të dojë me paratë e taksa paguesve dhe nuk jep asnjë llogari. Çfarë duhet të bënte Edi Rama me këtë regjim, veçse të priste datën 23 dhe shqiptarët të gjallë e shëndoshë ta godasin regj

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›