E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kush ishte djaloshi që piu kafe me Argjentinën?

Krijuesja e hitit “Si shiu”, Argjentina Ramosaj u përfol kur i dha fund fejesës së saj dhe së fundmi dëgjuam spekulime për një lidhje të mundshme me njërin nga frizerët e saj. Por si duket se kemi një thashetheme tjetër për këngëtaren.

Sot në një nga kafenet e Prishtinës ajo ishte e shoqëruar me një djalosh jo fytyrë publike. Gjithashtu nuk mungonte prezenca e mamasë së saj, fotografes Suzana Mushkolaj.

Këngëtarja dukej e lumtur, në këtë ditë të ngrohtë pranvere, mirëpo zgjoi kuriozitetin për ta kuptuar a është në lidhje dashurie me personin në fjalë./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›