E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kush ishte piloti i shquar Andrea Toli

Emblemës së dashurisë, korrektesës, ndershmërisë, guximit dhe devocionit të pilotëve të shkollës shqiptare, Andrea Toli, me rastin e humbjes së tij/Autori

Riza Lahi

clip_image002Një emigrante shqiptare në SHBA i shkoi Nolit duke i kërkuar që ti vinte fëmijës së saj një emër tipik shqiptar dhe Peshkopi i Kuq, si u mendua ca, shqiptoi emrin Rrapo. Kështu është quajtur gjyshi i pilotit nga Myzeqeja, nga Toshkëzi i Andrea Tolit, një nga shembujt brilantë të korrektesës profesionale, burrit që komandoi për një kohë të gjatë pilotët e MIG 21-shëve super të shpejtë dhe, fillpas, pilotët e avionëve të shpejtësive të vogla e lartësive super të ulta të AN2-shëve karizmatikë, me pamjen e gënjeshtërt të krijesave ajrore të paraluftës së dytë botërore. Tolit i përket sentenca se disiplinë ajore do të thotë të ndrydhësh dëshira të paligjshme që ti grish përthithja e magjishme e fluturimit.

Pilotët e rinj të 21-shëve, e kujtojnë edhe sot se si ai dilte në fundin e pistës me fletë në dorë për ti parë ata se si vinin në ulje; për ti parë i vetëm, me kujdes, pa patur njeri pranë; e kujtojnë se si hante thonjtë me dhëmbë, kur drejtonte fluturimet e djemve që kish përgatitur dhe vazhdonte ti kishte nxënës edhe kur ata bëheshin burra me thinja në profesionin e ngarësit të aeroplanit, të cilit ai iu drejtua tërë jetën me JU.

clip_image003Nipi më i bukur i xha Rrapos, kryeplakut të Toshkëzit, ka patur rast, jo vetëm tia shtypte kurrizin gjyshit , por edhe të merrte pjesë më të nëpër mexliset e burrave. Rrapua, jo vetëm komandonte plot 72 Tolët që banonin nën një pullaz dhe nga të cilët, katër i bekoi për në luftën partizane, por , jo vetëm si kryeplak, por edhe si burrë i ditur, i matur dhe super i ndershëm, ishte prezent npër të gjitha kuvendet në fshat. Edhe kur kishte hare, edhe kur kishte ngatërresa, zijafete, zënka, pajtime, etj. Rrapua që nuk vuri kurrë në gojë as raki e as duhan, siç vazhdoi edhe nipi i tij pilot, kudo e merrte me vete Andrea, djalin e parë të birit të tij, Petros.

Andreas i lanë gjurmë këta kuvende, ku shkonte me gjyshin. Ai tërë jetën ka qenë kategorik me thyerësit e disiplinës dhe djemtë e rinj që çoç dhe kishin qejf të bënin ndonjë hulianstvo në ajër, por që i sikletoheshin analizave të pilotit brilant, i vunë me të qeshur nofkën polic.

Kjo nofkë, kur i erdhi në vesh këtij burri buzagaz, një Anzholras* i vërtetë, si ta kishte njohur Viktor Hygoi, por që di të qeshë me shpirt edhe sot, 72 vjeç është i ditëlindjes 29.12.1940 qeshi me të madhe. Polic më thënkan mua? Hahahahahah. Të gjithë pilotët thuajse, pasi miqësoheshin sigurisht me të shpejtë si miqësohen pilotët ngado kishin nga një nofkë me të cilën qenë mësuar të gjithë dhe ashtu vazhdonin ta thërrisnin njëri-tjetrin edhe kur ndonjëri bëhej shef i tyre. Mirëpo Toli i përkiste një brezi tjetër pilotësh; kish qenë shef që kur ata kishin vënë këmbën atje dhe, as atij, as drejtuesve të tjerë, si Gezdari, Dhorinuk u drejtoheshin me nofkat që aq bukur u shkonin.

Edhe vetë aeroplanit të tyre ata ia kishin vënë një nofkë stilolapsi. Edhe Andrea ua vuri çunave një nofkë të bukur – kapoj.

Kapoj Ai u thërriste kaposhë kur i shihte grumbull dhe i thërriste për ndonjë mbledhje rutinë. Pilotët e respektonin shumë këtë gardian të hekurt të gabimeve në fluturim dhe nuk i gjenin kurrë as edhe një të metë, që u dilte i pari me gjoks detyrave, që nuk njihte hilera, dredhira, që e mbante uniformën e oficerit të pastër dhe të hekurosur, që i shkonte aq trupit të tij të drejtë dhe të derdhur dhe që, kur drejtonte fluturimet, përqendrohej, tensionohej, stresohej, i brofte adrenalina, sikur të ishte në kabinën e djaloshit që po ulej, po ngrihej, po kërkonte lejë për të shkuar në poligon apo për të kapërcyer barrierën zanore.

Komandant Andrea edhe kur mund të pinte me raste një gotë raki, këtë e bënte me finesë e hije, patjetër pasi kishin mbaruar fluturimet dhe vetëm me ne, kapojtë e 21shëve, kur ishim në kohën e lirë, apo me ndonjë teknik avioni nga vendlindja e tij. Edhe kur kishte ndonjë rast të ndizte një cigare, kjo ndodhte vetëm kur kishte siklete e merak për detyrat e pilotëve të skuadriljes tregon duke qeshur me nostalgji Gjeneral Brigade Astrit Jaupi, që vazhdon ti drejtohet edhe sot e kësaj dite me komandant Andrea, megjithëse polici i tyre i dashur po shkon drejt 75 viteve.

Sigurisht që, përveç përgjegjësisë, sidomos nderit dhe krenarisë së pilotëve të përzgjedhur mes një mase bashkëmoshatarësh pilotë që, gjithsesi, u pëlqente fort ky selektim, ka qenë vendimtar edhe roli i drejtuesve të tyre që, ata, të përbënin shembullin model të një skuadrilje fluturuese të shkollës shqiptare të aviacionit.

clip_image004Dhe mes drejtuesve që i dhanë kësaj skuadriljeje drejtimin që mori, ka qenë edhe biri modest, zemërpastër dhe përmbajtës i gurtë i nevrikosjes nga Zharrëza myzeqare. Skuadrilja e MIG 21 është parë me shumë konsideratë që nga viti 1971 deri në atë 2003(!). Këta – njizetenjishat e dashur të gjadrasorëve – e kaluan pa u prekur llahtarën kundër ushtrisë në marsin e 97; do të vinin vite më pas që atë që nuk e bëri 97, ta bënin dekretet shtetërore MIG 21 është pilotuar deri në vitin 2003. Të fundit pilotë që u hodhën në krahët e tij pas marsit 97, që e rrokën fort atë edhe në emër të dashurisë së aq burrave që kaq shumë e deshën, që me zi u ndanë me të, se nuk ndaheshin dot, qenë pilotët Shefqet Lata, Astrit Jaupi, Ismet Zervoi, Raqi Qari dhe Qemal Xharo. Deri në ditët e fundit, falë frymës që futën te kjo skuadrilje drejtuesit e parë të saj, ajo vazhdoi të kishte në shkallë të ushtrisë, pamjen e një oficeri elegant të aristokracisë që sulet në radhët e para të kavalerisë së tij me pallën që llaps dhe spaletat e shndritshme

GRISHJET E MAGJISHME TË FIGURAVE VËRTIKALE

Toli, sikurse nxënësit e dy klasa të shkollës Skënderbej të atij viti, e ka filluar atë edhe pa i mbushur të katërmbëdhjetat. Si kishin ikur nga Toshkëzi familiarisht, në Lushnjë, ai, djalë fshati ende, dhe i mësuar me lëndina, lule të egra fushe, bagëti që kullosnin, fryte në pemësh nëpër degë, një ditë pa dy fëmijë të veshur me uniformën e bukur të skënderbegasit. Me ngjyra të blerta dhe me një shirit të kuq te pantallonat; pah!, sa të bukura që ishin! Oh, sa i shkonin ato Sokratit, kushëririt të tij! (Sokrat Basha, pilot dëshmor i atdheut). Në darkë ia tregoi nënës në shtëpi dhe Babai kishte një mik në Degën Ushtarake dhe, më në fund, u plotësua dëshira ime. Toli i ri u gjend në cepin e Laprakës, ku uniforma e bukur e fëmijëve që kish parë në Lushnjë, tanimë i përkiste edhe atij. Por kish dhe diçka që djaloshi nga fshati, e përballoi lehtë: duhej të ngriheshe nga gjumi i mëngjesit me bori, duhej rregulluar shtrati vetë, duhej bërë gjimnastikë mëngjesi edhe po të ishte ftohtë. Ishte vetëm dymbëdhjetë vjeç dhe me zi priste kur vinin njerëzit e shtëpisë për ta parë. Me mësime po shkonte shumë mirë. Toli edhe sot është lexues i rregullt i librave por, dikur, ai ka bërë hartime aq të bukura, saqë ia lexonin para klasës dhe, nganjëherë, edhe në klasat më të larta. Kish nisur tu afrohej rretheve letrare të kësaj shkolle që ka nxjerrë, në të vërtetë, shumë pena të nj

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›