E Shtunë, 31 Tetor 2026

Masakra e Xhonstaun, historia e vetëvrasjes të 918 njerëzve

Vetëvrasja masive e 918 njerëzve konsiderohet si tragjedia më e madhe e shek. XX në historinë e Amerikës. Gjithashtu është i vetmi rast kur një kongresmen amerikan mbetet i vrarë në krye të detyrës.

tumblr_lnbg3jy81T1qzeltuo1_400Xhonstaun mban emrin e krijuesit dhe vrasësit të tij, Xhim Xhons (Jim Jones).

Kush ishte Xhim Xhons?

Xhim Xhonsi që në rininë e vet besonte se kishte lindur për të ndërtuar një botë më të mirë. Ai ishte një njeri që në mëndjen e tij ushqente vizionin e një komuniteti komunist në SHBA, krijimin e të cilit e kishte kthyer në qëllim të vetin. Në këtë komunitet të gjithë do të jetonin sëbashku në harmoni me njeri tjetrin, të lumtur, dhe do të punonin për të mirën e përbashkët. Xhim Xhons u martua me Marceline Baldwin (në 1949) në një moshë shumë të re, kur qe ende adoleshent. Ajo qëndroi besnike e misionit të tij, deri në momentet e fundit të masakrës së madhe dhe u flijua bashkë me të tjerët.

Për të arritur qëllimin e vet Xhim Xhonsit i duhej të bënte një rrugë të gjatë. Kjo rrugë do të kalonte nëpërmjet kishës. Xhim Xhonsi ëndërronte të kishte një kishë të vetën, por një kishë integruese , ku të përfshiheshin të bardhët dhe ata me ngjyrë, pa dallim, ide kjo që nuk ishte e parapëlqyer atë kohë. Ai ishte kundër segregacionit. Mirëpo Xhonsit i duheshin pasues besnikë, mbështetës të teorisë të tij dhe zbatimit të saj në praktikë siç e imagjinonte ai. Ai filloi të predikonte fillimisht tek afrikano-amerikanët, që ishin më shumë në nevojë se të tjerët. Përhapte fjalë që kishte veti shëruese për çdo lloj sëmundje, duke tërhequr shumë e më shumë admirues. Brenda dy vjetëve Xhim Xhonsi arriti të grumbullojë të holla të mjaftueshme për të ndërtuar kishën e tij në Indianopolis, në vitin 1956. Ai e quajti atë me një emër të veçantë: Tempulli i Popullit.

Që në emër lihej të kuptohej se ajo ishte kishë për të gjithë, pa dallime raciale. Xhim Xhonsi ishte udhëheqësi i saj, qëllimi i të cilës ishte plotësimi i nevojave të popullit. Ai ishte një njeri karizmatik që predikonte sakrifica dhe kërkonte besnikëri. Atë kohë kur shumica e kishave ishin të ndara veç për të bardhët, e veç për ata me ngjyrë ,Tempulli i Popullit ofronte një ide krejt tjetër për shoqërinë. Ai besonte që kapitalizmi amerikan kishte krijuar një balancë të padrejtë në botë, ku të pasurit kishin pasuri më shumë se çduhej, dhe të varfrit punonin shumë për të fituar pak.

Megjithëse kishë e vogël,Tempulli i Popullit bëri disa punë, si hapjen e kuzhinave për të varfrit ku servirej ushqim për ta, si edhe ndihmonte njerëzit për tu punësuar.

Në 1966, Xhons e lëvizi kishën e tij në Redwood Valley, një qytet i vogël në veri të Kalifornisë. Ai e zgjodhi pikërisht këtë vend pasi kishte lexuar një artikull ku ai vend hynte në listën e atyre që nuk kishin të ngjarë të goditeshin nga ndonjë sulm nuklear. Veç kësaj Kalifornia ishte më e hapur , më mikpritëse ndaj kishës integruese, se sa Indiana ku kishte qenë më parë. 65 familje e ndoqën Xhim Xhonsin nga Indiana në Kalifornia.

Me tu vendosur Redwood Valley, Tempulli i Popullit filloi të ndërtonte shtëpi për pleqtë si edhe ata me sëmundje mendore. Kjo punë filloi të lëvdohej në gazetat lokale, kryesisht nga politikanët.

Në këtë fazë Xhim Xhonsi shpejt filloi të mendonte ta zgjeronte kishën e tij në një vend jashtë SHBA, që të ishte plotësisht nën kontrollin e tij, pa asnjë farë influence nga qeveria amerikane.

Njerëzit besonin se ai kishte një ide të qartë se çfarë ishte e nevojshme të ndryshohej në SHBA . Por shumica prej tyre nuk e dinin që Xhim Xhonsi kishte një karakter kompleks, mbi të gjitha të pabalancuar.

Droga, pushteti dhe paranoja.

Nga jashtë Xhim Xhonsi dhe ndjekësit e tij dukeshin si një sukses interesant, e megjithatë nga brenda kisha po tranformohej në një kult në qendër të të cilit ishte Xhim Xhonsi

Pas vendosjes në Kaliforni, Xhonsi e transformoi frymën religjioze të tempullit në atë politike. Xhonsi u bë madje edhe më shumë komunist. Hierarkia e kishës u betua jo vetëm për besnikëri ndaj Xhim Xhonsit, por mbi të gjitha ndaj posedimit material dhe atij monetar. Madje firmosën për ti vënë fëmijët e tyre nën kujdestarinë e tij. Xhonsi u dashurua me pushtetin Ai kërkoi që gjithkush ti thërriste atij baba. Më pas filloi ta përshkruante veten si Krisht, dhe në vitet e fundit si Zoti, vetë. Xhons mori nën posedimin e tij drogë në një masë të madhe. Fillimisht këtë e gjykonte si një mundësi që do ta ndihmonte për tia dalë shumë punëve. Mirëpo droga me kalimin e kohës ndikoi paqëndrushmërinë e sjelljeve e qëndrimeve të tij. Ndërkohë, shëndeti nisi ti degjenerojë dhe Xhonsi filloi të vuante nga paranoja.

Ai vuante nga fiksimi se e gjithë qeveria amerikane ishte në ndjekje të tij, veçanërisht CIA dhe FBI. Ky qe momenti kur ai vendosi ta shpërngulte kultin jashtë SHBA, në Guyana, në Amerikën e Jugut.

Vendosja në Guyana

Në Guyana, Xhim Xhons mori me qera nga qeveria e vendit, një territor thellë në xhungël që i përshtatej interesave të tij. Në vitin1973 filloi puna për pastrimin e xhunglës dhe ngritjen e fshatit të të barabartëve e të lumturve, apo komunës socialiste. Ndërtimi i fshatit mori disa vite pasi të gjitha pajisjet dhe mjetet e punës duheshin sjellë me anije në Xhonstaun.

Në 1977, kishte vetëm 50 veta që banonin aty, por me tu marrë vesh që media kërkonte t’i bënte një ekspoze komunës së tij, Xhim Xhonsi solli urgjentisht qindra njerëz në Xhonstaun.

Vetëvrasja masive

Me ardhjen e tyre në komunën utopike në xhungël, në Guyiana, kontrolli i Xhonsit mbi ta u bë i plotë dhe përfundimtar. Tek shumë anëtarë të kultit u bë e qartë se askush smund ti ikte pushtetit të Xhonsit. Komuna nuk qe parajsa e premtuar, në të kundërt, një zhgënjim. Sa kohë që nuk ishin ndërtuar ende shtëpi për gjithsecilin, njerëzit u dyndën duke i populluar ato që ishin, tej kapacitetit. Në shtëpira, çiftet nuk jetonin më sëbashku, por të ndarë. Nga nxehtësia e madhe dhe lagështia njerëzit ranë të sëmurë Atyre u kërkohej të punonin deri 11 orë në ditë. Nga ana e tij edhe Xhim Xhonsi kishte ndërruar për keq si karakter. Nga altoparlantët dëgjohej zëri i tij që komunikonte me ta, ditën madje edhe natën, kur njerëzit të lodhur përpiqeshin të flinin. Megjithëse kishte mjaft që u pëlqente të banonin në atë kompleks, kishte të tjerë që dëshironin ta braktisnin. Por ikja nuk ishte gjë e lehtë pasi vendi qe rrethuar nga xhungla dhe nga rojet e armatosura të Xhim Xhonsit. Të dilje nga kompleksi duhej ti merrje leje Xhonsit, dhe ai nuk donte ti ikte askush.

Kur familjarët e të ngujuarve në xhunglën komuniste të Xhim Xhonsit, dëgjuan thashetheme se gjendja atje ishte dëshpëruese u shqetësuan dhe e çuan zërin e tyre në qeveri. Kërkonin të hetohej situata atje, të bëhej diçka. Në këto kushte kongresmeni Leo Ryan vendosi të ndërrmerrte një udhëtim në Guiana për të vizituar Xhonstaunin. Kjo vizitë e një përfaqësuesi të qeverisë ndezi frikën dhe dyshimin tek Xhim Xhonsi se kishte një konspiracion qeveritar kundër tij me qëllim për ta likuiduar atë dhe Tempullin e Popullit

Vizita e kongresmenit Rajen në Xhonstaun.

Rajen(Ryan), përfaqësonte Kaliforninë në kongresin amerikan. Në vizitën e tij në Guiana ai mori me vete këshilltarin e tij, një grup xhirimi nga stacioni televiziv NBC si edhe një grup njerëzish që kishin familjarët e tyre në Xhonstaun dhe ishin në merak për ta.

Në fillim çdo gjë u duk OK. Gjithsesi, në mbrëmje gjatë darkës së shtruar dhe vallëzimit dikush kaloi fshehurazi një letër tek një nga anëtarët e grupit të xhirimit televiziv. Në letër ishin shënuar emrat e disa njerëzve që kërkonin të largoheshin nga Xhonstauni. Kjo bëri të qartë se aty

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›