E Diel, 1 Nëntor 2026

Kush ka një park pranë shtëpisë jeton më gjatë se të tjerët

p1Të jetosh pranë një zone të gjelbëruar,të jep efekte positive shëndetësore,të barabarta këto me një të tretën e atyre që burojnë nga martesa.

Këtë e pohon një studim i fundit,sipas të cilit,kontakti me natyrën është i mirë për shëndetin tuaj,si nga pikpamja fizike,dhe ajo mendore.

Duke ju bërë që të jetoni më mirë,por edhe më gjatë se ata të cilëve u mungon kjo gjë.

Ekspertët kanë llogaritur se ndikimi i një oazi bimësh,fare pranë jush,ka një ndikim në mirëqënien individuale,e barabartë kjo me një të tretën e asaj që është e aftë të sigurojë martesa,e konsideruar kjo e fundit,si  një nga ngjarjet e jetës që prodhojnë më shumë lumturi,por edhe jetëgjatësi në të njëjtën kohë.

Konkretisht,studimi është kryer nga Universiteti Exeter,në Britani,në një kampion prej 100.000 individësh,dhe i publikuar në revistën Shkenca Psikologjike.

Dhe ai gjeti se mirqënia,kënaqësia,lumtura,janë me shumë gjasa emocione të arritëshme pë rata që jetojnë në zona të gjelbërta,thekson NOA.   P.K

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›