TiranaWeek, aktivitetet, ja si të kaloni një fundjavë të këndshme
Nga shfaqjet teatrale tek ekskursionet në natyrë. Ndiqni guidën e Tirana Observer
TiranaWeek, një fundjavë në Ujëvarat e Sotirës
TiranaWeek vjen çdo të premte në Tirana Observer. Është një rubrikë javore e gazetës sonë, e ideuar për të përcjell sa më shumë informacion kulturor dhe argëtues për lexuesit tanë. TiranaWeek këtë fundjavë vjen me një larmishmëri aktivitetesh, duke nisur që nga shfaqjet më të reja në teatro; tek filmat e fundit në kinema e deri të ekskursionet në natyrë e ngjitjet në mal. Nëse ende nuk keni menduar se çfarë do të bëni në fundjavë rubrika jonë është guida më e mirë për tu ndjekur…
>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>
Teatër, rikthehet Hajdutja e bukur
Këtë fundjavë në orën 20:00, në sallën Çehov të Teatrit të Metropolit do të shfaqet premiera e komedisë Hajdutja e bukur me autor Ruzhdi Pulahën dhe regjisor Enver Petrovcin. Drejtor artistik është Suela Konjari kurse skena dhe kostumet janë të Nidia Toskës dhe Ina Elezit. Interpretojnë: Natasha Sela, Kastriot Ramollari, Doriana Çaushi, Bruna Borova, Armela Demaj, Genti Deçka. Vepra e autorit Ruzhdi Pulaha është një tragjikomedi karakteresh. Në një situatë të pazakontë ndodhin një sërë intrigash. Gjithçka ndodh brenda një shtëpie, aty pihet kafeja, rrëmuja e mëngjesit, ndodhin diskutimet, sherret, magjitë aty fitohen dhe vidhen dhe paratë. Ngjarjet zhvillohen në kohët e sotme ku hallet që personazhet mbartin janë mjaft koherente. Situatat nga njëra në tjetrën të argëtojnë pafund.
…………………………………………………
The Guilt Trip në Kinema Millenium
Barbra Streisand e Seth Rogen në një udhëtim së bashku! Për tetë ditë, tre mijë milje të cilat afrojnë këta dy aktorë, ajo në rolin e nënës dhe ai në rolin e djalit. Diva Barbra Streisand e simpatiku Seth Rogen qëndrojnë në krah të njëri tjetrit në komedinë The Guilt Trip që ka filluar projeksionet shqiptare më 23 prill në Kinema Millennium. Seth Rogen interpreton një krijues që ndërmerr një udhëtim mjaft të rëndësishëm për karrierën e tij. Gjatë një ndalese në shtëpinë e nënës së tij, ai vendos që ta ftojë në udhëtim. Sa më shumë që zgjat udhëtimi aq më shumë që të dy kuptojnë se kanë mjaft të përbashkëta. Dhe sigurisht një surprizë nuk do të mungojë në fund të këtij udhëtimi… Skenaristi Fogelman është shprehur në media se e ka shkruar skenarin pasi një udhëtimi të vërtetë me nënën e tij.
>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>
Ekspozita, Energji e pashfrytëzuar
Të gjithë artdashësit mund të vizitojnë këtë fundjavë, ekspozitën e titulluar Energji e pashfrytëzuar, të piktorit Ergys Zhabjaku, pranë galerisë Miza në Tiranë. Fotografia e Ergys Zhabjakut karakterizohet nga kërkimi i plasticitetit të gjuhës fotografike. Ajo nga njëra anë eksploron mundësitë shprehëse të fotografisë duke shfaqur shpërfillje ndaj kapaciteteve teknologjike që ofron ky mjet sot dhe duke theksuar temperamentin individual artistik ndërkohë që njëkohësisht kërkon të dokumentojë ekzistencën e formave të rezistencës ndaj strukturave urbanizuese, të cilat shfaqen në zonat rurale e sub urbane. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 28 prill. Galeri Miza ndodhet te: Rr.Vaso Pasha,
pallati 27, pranë Fakultetit të Drejtësisë, Tiranë.
>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>
Piktorët e rinj vijnë me:
Rrëfime nga vendi i Shqiponjave
Në Galerinë e Vogël është hapur një ekspozitë Rrëfime nga Vendi i Shqiponjave. Nisur dhe nga konteksti, punimet kanë karakter narrativ në instalacione, piktura, fotografi dhe skulptura të punuara nga 10 artistët e rinj pjesëmarrës në këtë ekspozitë si Ledian Roçi, Andi Xhema, Yrzeme Zeqiri, Arnest Nasufi, Ariana Tafaj, Kodrian Llalla, Ernard Dyli, Astrit Çobanaj, Ivo Moja, dhe Zana Rruplli. Kjo ekspozitë është hapur me mbështetjen e AMSHC dhe National Sport Park dhe do të qëndrojë e hapur deri më datë 30 prill. Galeria e Vogël ndodhet në: Rrugën Siri Kodra, (pranë ish Uzinës Dinamo të Re, ura e Paskuqanit), Tiranë.
<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<
Artisti Bujar Arizi vjen me: Duke
pikturuar Greqinë dhe Shqipërinë
Në kuadër të aktivitetit Pranvera e Kulturës Greke në Shqipëri organizuar nga Ambasada Greke në Tiranë, më 23 prill, ora 19ºº, në sallën gri të Muzeut Historik Kombëtar hapet ekspozita: Duke pikturuar Greqinë dhe Shqipërinë e Bujar (Babis) Arizit. Artisti Arizi ka marrë pjesë në shumë ekspozita në Athinë, Romë etj, si dhe ka përfaqësuar Greqinë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Artit Bashkëkohor Biennale në Firencë (2011).Ndër të tjera, është nderuar me çmimin UNESCO në Athinë (2002) dhe me shumë çmime të tjerë. Shumë prej veprave të tij gjenden në institucione të rëndësishme përfshirë edhe godinën e Presidencës së Republikës.
>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>
Teatri për fëmijë, Kush është Fajtori?
Në datat 27 dhe 28 prill vjen premiera e re në Teatrin e Kukullave, Kush është Fajtori, me regji të Alma Pina. Në një nga ditët e bashkëjetesës në pyll, korbi shkon tek gjykatësi për tu ankuar për dhelprën e cila sipas tij i ka bërë një padrejtësi të madhe duke i marrë diçka që i përkiste atij (copën e djathit që mbante në gojë). Ariu gjykatës merr dhelprën në celular dhe e fton për ballafaqim në gjyq. Dhelpra bisht kuqe paraqitet në gjyq me një çadër në dorë dhe fillon të tregojë se si kishte ndodhur ngjarja. Korbi nga ana e vet justifikohet duke thënë që dhelpra i ka rënë në qafë me pa të drejtë dhe për këtë kërkon drejtësi. Ariu gjyqtar vihet në dilemë. Të shtunave shfaqja fillon në orën 11.ºº, ndërsa të dielave jepen dy shfaqje, pikërisht në orën 10³º dhe 11³º. Për më tepër informacion telefononi: +355 4 2222 446!
<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<
Ekskursion, i keni parë Ujëvarat e Sotirës…?
Kushdo që dëshiron të shkëputet nga monotonia e një jave të lodhshme pune në Tiranë, mund ti bashkohet klubit: High Albania Mountain, që këtë fundjavë organizon një udhëtim në natyrë, për të parë Ujëvarat e Sotirës. Ekskursioni organizohet këtë të shtunë më 27 prill, ku udhëtimi do të nis nga Tirana për në Elbasan dhe më pas për në Gramsh. Pasi të zbrisni në Gramsh, do të bëni një pushim të shkurtër për kafe, ndërkohë që do të vazhdoni rrugën për në fshatin e Sotirës, dhe më pas do nis ecja për tek Ujëvara. E gjithë rruga me makinë nga Tirana deri në Sotirë shkon rreth 3 orë. Çmimi është 1700 lekë/p