Kush konkurron për ‘Oscarin’ evropian

Mirëpo, që prej vitit 1997 çmimi evropian i filmit nuk e bartë më këtë emërtim simpatik, ndërkohë që, me sa duket, as konkurrenca për këtë çmim nuk i ngjason asaj në Amerikë. Megjithatë, çmimet që ndahen që prej vitit 1988 respektohen shumë nga filmbërësit evropianë. Sivjet për këtë çmim janë nominuar 45 filma, nga 32 shtet evropiane.
Filmi “Melankolia”, i regjisorit kontrovers danez, Lars Von Trier, premiera e të cilit u shfaq në Festivalin në Cannes, konsiderohet favorit. Filmi është nominuar për filmin më të mirë, por edhe për regjinë, skenarin, aktoren kryesore, montazhin, kamerën dhe skenografinë më të mirë.
Veç tij, në konkurrencë janë edhe filmi “Artisti", i Mihael Hazanavicius, “Djaloshi me Biçikletë”, i vëllezërve Dardenne, “Në një botë më të mirë”, i Susanne Bier, “Fjalimi i Mbretit”, i Tom Hooper, dhe “Le Havre”, i Aki Kaurismaki.