E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ardita Uka triumfon në ‘Kosovarja Këndon’

Kënga “Ishe Vogëlushe”, e interpretuar nga Ardita Uka, është shpallur fituese e edicionit të 39’të të festivalit të këngës popullore - Kosovarja Këndon, që u mbajt të hënën mbrëma në Ferizaj.

Juria profesionale, e përbërë nga Sanije Matoshi (soprano), Astrit Mustafa-(profesor) dhe Selami Kolonja (këngëtar), çmimin e dytë ia ndau këngëtares, Liridona Spahiut, me këngën “E Dehur Jam”. Çmimi i tretë i takoi Remzie Strumcatit, me këngën “Jam Bandill”.

Pjesë e çmimeve ishte edhe ai “Nexhmije Pagarusha”, të cilin e fitoi Erlinda Beqiri, me këngën “Njat Zaman”, ndërkohë që çmimi i publikut iu nda Fatjona Malsiut, me këngën “Mi ke Buzët si Qershi”.

Të 15 këngët, sa ishin gjithsejtë, u përcollën nga orkestra profesioniste Kastriotët, nën udhëheqjen e profesorit të njohur Fahri Beqiri.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›