Kush kujton se je z. Berisha?
Genta Petro Kaloçi
-Kam një propozim për ty Sali që s’të zë gjumi për SHQUP-in dhe çfarë nuk përfaqëson. Mbase duhet t’ia kalosh në pronësi Shoqatës së Ushtarakëve, Partisë Komuniste, që të mos shqetësohesh më Sali me këtë përgjegjësi. Do të të kujtoja se kjo ndërtesë nuk mund t’i falet Partisë më antidemokratike në vend. Kjo shtëpi ka simbolikën e një sistemi dhe një partie me të cilët demokratët nuk kanë asnjë të përbashkët përveçse alergjisë dyanëshe. Kjo shtëpi është i vetmi ambient ku ushtarakët kanë strehën e tyre dhe ndjehen jo të diskriminuar. Me atë kërcënimin tënd Sali na solle në mend se sa i ngushtë e i paaftë je politikisht. Ke shumë guxim prej budallai që del e kërcënon moshën e tretë për kontributin, saktrificat, punën e tyre në dekadat që kaluan. Kush kujton se je që kërcënon një popull të tërë për heqjen e statusit të ushtarakut? Kush kujton se je qe merr vendime pa pyetur atë president kukull? Mos u frikëso që je në opozitë, do të të bëjë mirë, do rehabilitohesh nga çmenduria e pushtetit 8vjeçar me skizofreni sezonale.