Kush mungoi në ceremoni?

Familja Jashari megjithëse e ftuar, ka zgjedhur që të mos shkojë në këtë ceremoni.
-
Aty nuk është parë as lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj.
Po ashtu Askush, nga Lëvizja Vetëvendosje! nuk u pa.
Dikush ishte i pashoqëruar. Fatmir Sejdiu.
-
Kurse ata që mendohet se janë rivalë politikë, duket se janë shokë të mirë. Hamiti dhe Haliti.
Në pritje solemne për mysafirë, organizuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, në fillim të fjalimit të saj, ajo ka përshëndetur së pari Kryetarin e Kuvendit, Jakup Krasniqi i cili ishte i ulur afër Nishanit dhe Jahjagës.
Ndërkaq Hashim Thaçi kur mori fjalën përshëndeti vetëm presidentin Nishani me emër, kurse, Krasniqit nuk iu drejtua as ‘i nderuar’. Ai është drejtuar: “I nderuari president, Bujar Nishani, kryeparlamentar ..."
Thaçi i ka shprehur mirënjohje të thellë miqve të Kosovës për përkrahjen e Kosovës në rrugëtimin e saj të shtetformimit.
“Bota demokratike ka mbështetur Kosovën në krizën më të thellë ekzistenciale gjatë viteve 1998-1999, prandaj sot shprehim mirënjohje të thellë për miqtë tanë, SHBA, BE, NATO dhe gjithë botën demokratike që përkrahi Kosovën dhe vazhdon ta përkrahë edhe sot.”
Kurse Jahjaga ka folur për ato që ajo i quan vlera të shtetit.
“Të vendosur, krenar dhe të pa lëkundur do ta zhvillojmë ekonominë e lire të tregut, do të kalojmë ndasitë e shtetit tonë demokratik. Do ta bëjmë Kosovën faktor që nuk mohohet”, ka thënë ajo.
Ajo ka folur edhe për territorin e Kosovës.
“ Një tërësi tokësore e pandashme dhe e garantuar ndërkombëtarisht”, ka shtuar ajo.
Në këtë ceremoni po merr pjesë edhe presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani i shoqëruar me zonjën e parë.
Në këtë ceremoni që po mbahet me një hotel, është i paraparë edhe një koncert nga filarmonia e Kosovës