E Shtunë, 31 Tetor 2026

Urojnë shqiptarët e Zvicrës

Me rastin e Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, Kuvendi i Shqiptarëve të Zvicrës, shpreh urimet më të përzemërta popullit të Kosovës, bashkatdhetarëve tanë që jetojnë në diasporë dhe natyrisht të gjithë shqiptarëve kudo që janë.

“Me dëshirat më të sinqerta lutemi që Republika e Kosovës të konsilidohet edhe më tej në një shtet të stabil e demokratik. Me një zhvillim të qëndrueshëm politikë, ekonomik e të përkushtuar ndaj politikave sociale në vend. Një shtet që garanton sundimin e ligjit. Që lufton me vendosmëri korrupsionin dhe krimin e organizuar. Duke ofruar barazi, siguri dhe liri për të gjithë qytetarët pa dallim”, thuhet në njoftimin e tyre.

Vitin që lamë pas, Republika e Kosovës ka arritur të anëtarësohet në Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Republika e Kosovës ka ndryshuar në masë të madhe infrastruktën e vendit, duke shtruar me qindra kilometra rrugë të reja. Është para përfundimit të rrugës së kombit. Autostradës Prishtinë-Tiranë./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›