E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kush nuk e do statusin e vendit kandidat në BE?

Nga Eduard Zaloshnja

Rama nuk e voton heqjen e imunitetit vetëm e vetëm për të bllokuar marrjen e statusit [të vendit kandidat në BE], pasi beson se kjo do të dëmtojë në sytë e shqiptarëve qeverinë, ndërkohë që kjo dëmton rëndë interesin jetik të çdo qytetari shqiptar, tha Berisha gjatë takimit që zhvilloi me Kryetarin e Grupit Parlamentar të PPE-së në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Luca Volonte.

Dhe ja si iu përgjigj Rama: Sado të shpifë e shajë opozitën kryetari i Partisë Demokratike dhe çfarëdo isoje ti mbajë atij ndonjë i djathtë europian i dorës së dytë, Partia Socialiste ka bërë për integrimin europian e për statusin e kandidatit për Shqipërinë në këtë vit politik, aq sa asnjë opozitë ska bërë ndonjëherë më parë.

Të dy udhëheqësit kryesorë politikë shqiptarë, pra, po përbetohen se e duan statusin e vendit kandidat në BE për Shqipërinë. Por njëri duhet ta dojë më pak këtë status, përderisa nuk po bien dakord për ndryshimin e Kushtetutës, i cili bëhet me 2/3 e votave në Kuvend.

Rama, i cili kërkon që të fillohet sa më shpejt debati për pjesën ende të padiskutuar të ndryshimeve kushtetuese që ka propozuar opozita, e di se edhe po iu dha Shqipërisë statusi i vendit kandidat këtë vjeshtë, një status i kushtëzuar do të jetë (siç qe ai që iu dha Malit të Zi). Kushtëzimi në rastin e Shqipërisë do të jetë i lidhur pa diskutim me zhvillimin e zgjedhjeve vërtet të lira e të ndershme. Dhe ky është një kushtëzim që i intereson Ramës.

Po Berishës a i intereson statusi i vendit kandidat? Nga ato që thotë ai, na lë të besojmë se e do fort. Por historia e re e vendeve ballkanike na tregon se disa ish-kryeministra të vendeve që janë afruar me BE-në, ose kanë përfunduar në burg ose kanë dhënë dorëheqjen. Ish-kryeministri rumun Nastase është në burg. Ish-kryeministri kroat Sanader dha dorëheqjen dhe pastaj përfundoi në burg. Ish-kryeministri malazez Gjukanoviç dha dorëheqjen, por ende nuk është futur në burg

http://respublica.al/artikuj/2012/08/04/kush-nuk-e-do-statusin-e-vendit-kandidat-ne-be

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›