Kush sa merr?

Pavarësisht premtimeve të Qeverisë për më shumë investime në infrastrukturë rrugore, arsim e shëndetësi, buxheti i paraparë për shpenzime kapitale për vitin 2010, do të jetë rreth 50 milionë euro më i vogël.
Derisa, me rishikimin e buxhetit për këtë vit investimet kapitale ishin 470 milionë euro, në mot parashihet të jenë vetëm 422 milionë euro.
Në projektbuxhetin që është miratuar javën e kaluar nga Qeveria e Kosovës, të cilin e ka siguruar Expressi, thuhet se Ministria e Ekonomisë dhe financave do të ketë përgjysmë më pak para sesa ka pasur sivjet. Nga 186 milionë euro, sa ka peshuar arka e kësaj ministrie gjatë vitit 2009, në vitin 2010 do të ketë vetëm 92 milionë euro.
Ministria e Transportit do të ketë 36 milionë euro më pak buxhet se vitin e kaluar, ashtu sikur edhe Ministria e Shëndetësisë, së cilës parashihet ti ndahen 72 milionë euro, ose 2 milionë euro më pak se sivjet.
Edhe Ministria e Arsimit që këtë vit ka mbajtur primatin e investitorit më të madh kapital, do të ketë vetëm 36 milionë euro, nga 52 milionë sa i janë dhënë sivjet me rishikim të buxhetit.
Kësaj ministrie i janë hequr edhe 3.2 milionë euro, të cilat do ti barten Universitetit të Prishtinës për ti mbuluar pagat e rritura të profesorëve.
Zvogëlimi i investimeve kapitale ishte rekomanduar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar në vizitën e fundit të stafit të FMN-së në shtator, të cilët kishin rekomanduar që për këtë kategori të mos ndahen më shumë se 365 milionë euro.
FMN-ja i pati rekomanduar Qeverisë së Kosovës të jetë e kujdesshme gjatë projektimit të buxhetit për vitin 2010 dhe të ulë në përgjithësi shkallën e shpenzimeve publike.
Ndërkaq, më së shumti para, sipas këtij projektbuxheti, do të ndahen për Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, 173 milionë euro, pjesa më e madhe e të cilave, rreth 164 milionë euro do të shkojnë për subvencione dhe transfero.
Në total, niveli qendror parashihet të shpenzojë 854 milionë euro për të gjitha kategoritë e shpenzimeve, ndërkaq komunat do të kenë në dispozicion buxhet prej 280 milionë eurosh.
Prej këtyre parave, për paga dhe mëditje do të shpenzohen mbi 274 milionë euro, për mallra dhe shërbime 180 milionë euro, 273 milionë euro për subvencione dhe transfere si dhe 422 milionë euro për investime kapitale.
Risi e këtij buxheti do të jenë edhe katër komunat e reja që janë formuar me Planin e Ahtisarit, Graçanicë, Partesh, Kllokot dhe Ranilluk, për të cilat do të ndahen 3 milionë euro.
Në mbledhjen e fundit të Qeverisë, kryeministri Hashim Thaçi pati thënë se prioritetet e Qeverisë për 2010, janë shëndetësia, ku parashikohet të ketë një rritje buxhetore deri në 30 për qind, sektori social, përfshirë familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës, shërbimi i zjarrfikësve, Policia e Kosovës si dhe investimi në Universitetin e Prizrenit.
Ky buxhet do të jetë i orientuar në politikat zhvillimore të vendit, ndërsa në këtë buxhet do të ketë rritje rreth 6 për qind të të ardhurave në të gjithë sektorët, ka pohuar Thaçi.
Sipas Thaçit, prioritet i kësaj qeverie do të jetë edhe ndërtimi i autostradës Vërmicë-Prizren-Prishtinë-Merdar, për të cilën në buxhetin e këtij viti parashihet të ndahen 30 milionë euro. Qeveria e Kosovës ka planifikuar ti shpenzojë mbi 1.4 milion euro gjatë vitit 2010, përderisa të hyrat e përgjithshme në bazë të projektbuxhetit vështirë se do ta kalojnë shifrën prej 1 miliard euro.