E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mungesat në shkolla, indikator për grip

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHP), Naser Ramadani, i ka dërguar një shkresë ministrit të Arsimit, Shkencës e Teknologjisë, Enver Hoxhaj, që të urdhërojë të gjithë përgjegjësit e institucioneve shkollore në vend, që të përcjellin mungesën e nxënësve nëpër shkolla dhe të raportojnë në IKSHP në baza ditore.

Po ashtu, IKSHP ka kërkuar që të gjitha institucionet shkollore të bëjnë dezinfektimin e shtuar të gjitha sipërfaqeve dhe nyjave sanitare në shkolla.

Ky indikator për ekspertët e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, është bazë solide për të prognozuar ecurinë e gripit pandemik A H1N1 dhe njëherësh bazë e sigurt shkencore për tiu rekomanduar në ditët në vijim për nevojat eventuale të ndërprerjes së përkohshme të mësimit në shkolla.

Këto rekomandime të IKSHP-së vijnë duke pasur parasysh grumbullimin e madh të nxënësve në shkollat fillore dhe të mesme të Republikës së Kosovës dhe situatës epidemiologjike në Kosovë, në përgjithësi, e në veçanti problematikës së masave parandaluese të pandemisë së gripit të ri A H1N1.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›