Debatohet vjedhja në polici
Komisioni për punë të brendshme dhe siguri i Kuvendit të Kosovës kërkoi të premten nga Policia e Kosovës informata shtesë rreth rastit të vjedhjes muaj më parë në polici, ndërsa po ashtu iu bëri thirrje pjesëtarëve të tyre, që të mos përfshihen në fushatën zgjedhore të subjekteve politike të certifikuara.
Kuvendi i Kosovës përmes një njoftimi për media bëri të ditur se në mbledhjen e Komisionit për punë të brendshme dhe siguri si shumë e rëndësishme dhe e nevojshme u vlerësua Projektligji për mbrojtjen e të dhënave personale, ndërsa me këtë rast u bë e ditur se është duke u punuar edhe në draft-dokumentin Strategjia për siguri kombëtare.
Anëtarët e Komisionit për punë të brendshme dhe siguri shprehën shqetësimin e tyre edhe rreth rastit të vjedhjes në Policinë e Kosovës, në dhomën e dëshmive. Anëtarët e Komisionit shprehën shqetësimin për siç thuhet përfshirjen e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës në fushatën parazgjedhore.