Kush u ftua në VFM '13?

Festivali i video - klipeve muzikore Video-Festi Muzikor ,VFM, që organizohet në Kosovë që nga viti 2003, rikthehet me edicionin e ri më 3 qershor.
VFM tashmë është bërë vendi ku takohen shumë nga yjet e artit muzikor por edhe filmik nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe diaspora.
Organizatorët kanë filluar dërgimin e ftesave tek shumica prej tyre. Në listen e të ftuarve do të jenë edhe Jonida Maliqi, Vedat Ademi, Shpëtim Saraqi e Rovena Dilo.
Ditë më pare VFM ka shpallur nominimet për këtë vit, përderisa ceremonia e ndarjes së shpërblimeve edhe sivjet pritet të mbahet në sallën "1 Tetori" në Prishtinë.
Me më së shumti nominime është Elvana Gjata dhe bashkëpunimi i saj me “2po2”. Kënga e tyre “Beso” është nominuar në katër kategori. /Indeksonline/