E Shtunë, 31 Tetor 2026

Agnesa, kuq e zi në Kanë

Në qytetin resort të rivierës franceze, Kanë, po zhvillohet  festivali i 66-të i filmit.

Në këtë qytet ka qëndruar edhe bukuroshja Agnesa Vuthaj, e cila përveç përcjelljes së festivalit, ka marrë pjesë në mbrëmjen e organizuar nga Fashion TV.

E kurorëzuar a “Miss Kosova 2003” dhe “Miss Albania 2004”, atje është shfaqur me ngjyra kombëtare.
“Ai momenti kur fillojnë e më shfaqen ndjenjat patriotike për atdheun”, ka shkruar Agnesa në rrjete sociale, krahas publikimit të fotografisë, ku ajo mbanë një shall me mbishkrimin “Kosova”. /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›