E Diel, 1 Nëntor 2026

Kushedi çerë do të fryjë në të ardhmen

Share

Nga Artan Mullaj

Ndërgjegjja e popujve bombardohet jo rrallë me rreziqe të supozuara që në shumicën e rasteve s’janë veç skenarë, supozime dhe hamendësime VIP-ash, studiuesish dhe mendjesh t shquara. Mbipopullimi i planetit, sëmundjet e frikshme, sida dhe viruset vdekjeprurëse, luftërat, probabiliteti i përplasjeve të mundshme kozmike me kometat apo asteroidet, shkëmbinjtë e frikshëm të hapësirës, provokimet e fuqive bërthamore, ngrohja globale, shterimi i naftës, çmendimi propobal i Putinëve, lufta e ftohtë, UFO-t, ushqimet me hormone, shkurt vetë fundi i botës, të gjitha këto, bashkë me dilemat e mëdha të krerëve dhe mendjeve të shquara, që shoqërojnë vendimet e tyre, zëvendësojnë dhe helmojnë sot ushqimin shpirtëror të njeriut, duke e planetizuar, dhunuar, shpërfytyruar dhe robotizuar atë.

Hallet e botës sot, më shumë se të tilla, në fakt janë dilema apo paqartësi për pasojat e ardhshme të aventurave që të mëdhenjtë dhe të fuqishmit e njerëzimit shkaktojnë me vendime shpesh të dyshimta. Në skenën botërore të ndodhive, këtyre dilemave të politikës së ditës u shtohet edhe një dozë terrori shkencor, që nderet me shpejtësi në planet, për rreziqet dhe fatalitetet e kohës sonë, duke e bërë edhe më të brishtë jetën njerëzore në tërësi. Madje, më shumë se politika, ngaqë është më e sinqertë se ajo dhe më e besueshme, shkenca e botës është shndërruar në një përbindësh psikologjik, ndërsa gërvisht edhe vetëdijen e atyre më skeptikëve, me lajme të hidhura që hidhen në tregun mediatik shpesh jo aq me prestigjiozitet, por me një furi të paparë.

Atëherë, në një metaforë kalimthi, me këtë terror të instaluar, duket sikur më të fuqishmit dhe më të mençurit në këtë botë duan të na thonë:

“Jemi të kërcënuar gjithherë, atëherë, çna qenka kjo forcë përtej gjykimit tonë, që na dhuron dhe na  rrezikon njëherësh të gjitha joshjet e epokave tona? A s’duhet pranuar e besuar që njerëzimin deri tani e ka shtyrë përpara një dinamikë misterioze, që buron jo nga shpirti i tij dhe s’është gjithashtu vullneti i instinktit? Çna polli neve mes gjithësisë, mes kësaj vetmie të tmerrshme e të kërcënuar, dhe çgjë, çfuqi, çvullnet, na rrotulloi miliona vjet rreth një ylli me një qëllim të errët e të rëndomtë të cilit i mungon shkakësia? A s’jemi ne këtu hapi i fundit i zhvillimit? A s’kemi kësisoj të drejtën mbyllëse të lexojmë fletën e fundit të shkruar me një gjuhë të çuditshme? Çdo të jetë pas nesh, pas përpjekjeve dhe pas tmerrit tonë? Kush mund ta thotë! Ndoshta një fuqi tjetër krijuese pas shkatërrimit, si një ndëshkim, do të na pluhurosë të gjithëve. Misioni ynë me sa duket është dëshmia. Vetëdija e ruajtur e përfundimit. Kemi mbërritur buzë një gremine të mendimit njerëzor. Përpos, yllësia është indiferente, e kotë, e panevojshme dhe e padurueshme. Ç’na mbetet? Durimi? Aspak. Shpresimi. Njehsimi. Njeriu është këtu, përballë këtyre provave fatale, që të durojë jo fundin e llahtarshëm përpara, por të durojë lodhjen e pritjes dhe lodhjen e shpresës”

Ky shkulm zhvillimi i przier me frik në të vërtetë ka një kaotizëm instiktiv; n t zbulohet qartazi se pasojat e këtyre dilemave dhe paqartësive në kokat e liderëve, si edhe kjo masë terrori shkencor ka një koeficient të lartë inflacioni. Në fakt, shpesh, përkundrazi, vërtetohet se rreziqet asnjëherë nuk janë aq të mëdha sa parashikohen e thuhen nga mendjet e mëdha.

Irani, Al-Kaeda, sëmundjet (jo aq të shpeshta sa të jenë dhe të rrezikshme), ngrohja globale, kometat, t gjitha kto ndodh q rezultojnë jo aq kërcënuese sa thuhet n t vrtet. Ka edhe zra se akujt janë zëvendësuar në polet e tokës sërish, kometat rrallojnë, lufta e ftohtë shfaqet edhe si farsë, naftë ka edhe për shumë vjet, UFO-t nuk janë dhe aq armiqësorë, etj., etj., etj.  Për optimistët kërcënimet e mëdha sjanë veç fantazi të mëdha, dhe për të tjerët, fetarët dhe frikacakët, ndërsa tmerri i jetës përpara është diçka që duhet pranuar, kërcënimet janë puna e Zotit

Krahasuar ndërkaq, me gjithë ingranimin dhe dëshirën e verbër për integrim, shqiptarët funksionojnë krenarisht, tradicionalisht, por edhe barbarisht ndryshe, sipas ligjësive të tjera. Kta jan kodik që shpesh sfidojnë pjesn tjetr t bots dhe nuk mund të shpjegohen. Si rrallëkund në planet, ne jemi qytetarë që të paktën nuk jemi ndëshkuar me mungesën e kurajës për të sfiduar gjithçka t rrezikshme. Në Shqipëri nuk kanë rëndësi edhe vlerë trazirat dhe shqetësimet planetare, as terrori shkencor i shpërndarë si mjegull mbi tokë. Ndryshe nga të tjerët, ne konstatojmë në liri të plotë se nuk na plas edhe aq për rreziqet e botës, as për krizën ekonomike, as për reformat e Obamës, as pr rritjen e Kins dhe as për kërcënimet kozmike që publikojnë shkencëtarët e NASA-s. Ne jemi kaq të imunizuar, sa kemi një liri të kristaltë në vlerësimin shpërfillës të gjërave, ndërsa me veprimet tona, me mënyrën si funksionojmë, u themi të tjerëve: “Do vijë fundi i gjithçkaje, fundi i botës? Për ne Bota e prishur ka qenë në çdo kohë. Tani veç në u rregulloftë. Por edhe kjo s’ka si të ndodhë!”

Me këto fraza ka gjasa të kemi filozofuar kalimthi funksionimin e tranzicionit tonë përgjithësisht! E thënë ndryshe, e supozuar ndryshe, kundër rrymës, si një mekanizëm vidhëliruar, sjellja jonë tregon vulgarisht se deri në ç’masë janë tjetërsuar e kondesuar nocionet dhe vlerat e ekzistencës. Në jetën e shqiptarëve, (ku si askund tjetër nuk janë të nevojshëm psikologët), terrori shkencor dhe pushteti i planetarizimit të njerëzimit që përmendëm më sipër, këtu prezantohet si nj derivat i shprfillur dhe pa ndikime:

Sepse, qenia shqiptare është viktimizuar prej vitesh nga një fuqi tjetër shkatërruese.

Kjo është fuqia e zez, e keqe, tokësore e pushtetit dhe e politikës së tranzicionit të kobshëm. Ky sht terrori shtetëror! Politika e keqe dhe menaxhimi i keq! Terrori që buron nga përdorimi i keq i pushtetit! Terrori i shtetit privat! Terrori që buron nga mohimi i të drejtave elementare. Terrori që buron nga drejtësia e munguar; nga mungesa e aftësisë civile për të kontrolluar institucionet e shtetit dhe ligjësive që rregullojnë jetën në komunitet; nga braktisja e dëshirës kolektive për të shpresuar!

Në Shqipëri ka një përplasje të shpresës me fatalitetin, me  humbjen e ardhshme, me humbjen e ardhshme të tmerrshme të shpresës! Në jetën e shqiptarëve, terrori shtetëror që fuqizohet edhe më nga varfëria psikologjike e njerëzve me ndërgjegje të vrarë, shtyp e paralizon gjithçka.

Në mënyrë vicioze ky terror rigjenerohet edhe njëherë, edhe më shumë, edhe më shpesh prej ambientimit të rrezikshëm të qytetarëve shqiptarë me të gjitha mungesat me radhë. Nën këtë presion, më shumë se të zemëruar, shqiptarët janë pesimistë, si ishin pesimistë të pashpresët në kampet e dikurshme të përqendrimit. Ata kanë zënë kallo dhe kanë rënë në rutinë nga durimi i gjatë dhe nga shtypja e gjatë. Këtë e vërteton indiferentizmi kombëtar për drejtësin e munguar. E vërteton paqja qytetare me fatalitetin, pajtimi me të, nënshtrimi. Ata janë njerëz që vidhen përditë, q shpërdorohen përditë, që janë të papunë, që aksidentohe

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›