E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Kushi: Studentët e vitit 2-4 të Mjekësisë 3 vite punë në Shqipëri, studentët e viteve të fundit 2 vite punë para diplomimit

Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka sqaruar vendimin e marrë këtë të mërkurë në Këshillin e Ministrave, ku u vendos se kandidatët për studentë të Universitetit të Mjekësisë, që të pajisen me diplomë, do u duhet të punojnë 5 vite në Shqipëri, dhe më pas mund të bëjnë tërheqjen e diplomës. Ndërsa për studentët nga viti i dytë në të gjashtin, do u kërkohet në fillim të këtij viti akademik që të nënshkruajnë një marrëveshje ku angazhohen se do të qëndrojë: përkatësisht studentët nga viti i dytë në të katërtin, tre vite punë në Shqipëri para diplomimit; dhe studentët e vitit të pestë dhe të gjatë të Mjekësisë, 2 vite punë me qëllim diplomimin.

Por nëse këta studentë që aktualisht janë në sistem nuk pranojnë marrëveshjen me Universitetin e Mjekësisë, Ministrisë së Arsimit dhe Ministrisë së Shëndetësisë, do u ofrohet mundësia që të paguajnë koston reale të studimit për vitet e mbetura.

“Ky pr.ligj ishte një emergjencë dhe ka lidhje me mbulimin e nevojave që kemi për mjekë dhe shpërndarjen më të mirë të tyre në gjithë vendin dhe frenimin e largimit të mjekëve drejt vendeve të tjera.

Studentët e vitit të parë, ose kandidatët përpara regjistrimit do nënshkruajnë një marrëveshje me Universitetin e Mjekësisë, Ministrinë e Arsimit dhe Ministrinë e Shëndetësisë për tu angazhuar se do qëndrojnë 5 vite për punësim pas diplomimit të tyre në Shqipëri në institucionet shëndetësore dhe diploma do tërhiqet pas përmbushjes së këtij detyrimi.

Studentët që janë aktualisht në sistem, nga viti 2-6 në fillim të vitit akademik do nënshkruhet një marrëveshje ku angazhohen se do qëndrojnë: përkatësisht 2-4 tre vite; studentët e vitit të 5-6 dy vite punësim në Shqipëri.

Dhe diploma do tërhiqet pas përmbushjes së detyrimeve.

Studentëve që janë aktualisht në sistem., do t’u ofrohet mundësia që nëse nuk janë dakord për marrëveshjen, të paguajnë saç është kostoja reale e çdo viti akademik, për vitet e mbetura, jo për ato që kanë kaluar.

Studentët e tjerë mund të zgjedhin mes dy alternativave”, sqaroi Kushi.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›