Marinzë, qendër e re e grumbullimit, përpunimin dhe kompostimit të mbetjeve organike

Në Marinzë është ngritur një qendër e re e grumbullimit, përpunimin dhe kompostimit të mbetjeve organike.
E ngritur me ndihmën financiare të GIZ dhe Bashkisë së Roskovecit, kjo qendër synon të ndihmojë në pastrimin e territorit të gjithë zonës.
Kryetarja e Bashkisë së Roskovecit Majlinda Bufi thotë se kjo qendër synon edhe grumbullimin , paketimin dhe shitjen e kartonit dhe letrës.
Teknologjia që po përdorët në qendrën e përpunimit të Marinzës do tu shërbejë më së shumti edhe fermerëve të zonës pasi produkti final që do të dal në fund të procesit është një material cilësor për plehërimin e tokave bujqësore.
/ rtsh /