E Diel, 1 Nëntor 2026

Kushner: GJNDforcoi pavarësinëe Kosovës

PARIS- Ministri i jashtëm francez, Bernard Kushner, ka deklaruar se pavarësia e Kosovës nuk mund të zhbëhet dhe se GJND-ja vetëm se e ka vërtetuar aktin e shpalljes së saj.

“Mendimi i GJND-së shumë qartë e vërteton se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk e cenon të drejtën ndërkombëtare dhe as Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit”.

Kushner ka thënë se vendimi i GJND-së vetëm sa e forcon pavarësinë e Kosovës dhe u ka bërë thirrje vendeve që kanë hezituar deri tani që ta njohin atë.

Ministri i Jashtëm francez ka thënë se prêt që Serbia dhe Kosova të ndërtojnë raporte të mira ndërshtetërore dhe në një të ardhme të afërt të bëhen anëtare të Bashkimit Evropian.
(s.g/telegrafi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›