E Diel, 1 Nëntor 2026

Korçë, sekuestrohen 46 pako me drogë

Autobusi po kalonte në pikën kufitare të Kapshticës. Për pasojë, dy persona kanë përfunduar në pranga.

Sipas policisë, është arrestuar shtetasi Bajram Dapi, 26-vjeç, lindur dhe banues ne Tirane dhe Kristos Prifti, 24-vjeç, lindur ne Tirane dhe banues ne Larisa-Greqi.

“Gjatë kontrollit te ushtruar në autobusin me targa TR 1958N u gjetën dhe u sekuestruan 46 pako të mbështjella me letër Natriban, brenda te cilave ndodhej një sasi bime të ngjashme me atë të lëndës narkotike Kanabis Sattiva dhe mariuhanë”, thuhet në njoftim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›