Kuvendi miraton ndryshimet në ligjin e pronave
Ndryshimet në këtë ligj janë propozuar nga deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj.
Ndryshimet në këtë ligj synojnë t’i japin më shumë të drejtë kreut të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave për titujt e pronësisë. Para disa ditësh, kreu i kësaj agjencia tha se gjykatat kanë dhënë vendime të pa drejta dhe të tilla padrejtësi nuk mund të ndërhyet nga AKKP-ja për shkak se nuk ja lejon ligji.
“Kjo është nismë e ndërmarrë nga ana e ish-ministrit të Drejtësisë, i cili me drejtorin e AKKP-së kërkon të përfitojë disa prona të tjera. Për të realizuar këtë, është gjetur çelësi për vazhdimin e abuzimit të pronave të pushtetarëve”, tha dje deputeti i PS-së, Saimir Tahiri.
Ndërkohë, Kuvendi ka miratuar edhe ligjin “Për arsimin e lartë”, ku opozita ka votuar sërish kundër, që sipas tyre cenon autonominë e universiteteve.