Bëhen bashkë Liverpool e Man United

Dy skuadrat më të mëdha angleze, Liverpool e Manchester United kanë bërë një pakt jozyrtar për të parandaluar shitjen e dy yjeve të tyre, Luis Suarez e Wayne Rooney.
Pronarët e dy skuadrave, John Henry dhe familja Glazzer janë pajtuar që të paranandalojnë shitjen e yjeve të tyre te skuadrat londineze.
Mes tyre thuhet se është arritur marrëveshje që Suarez e Rooney mos të shiten te skuadrat londineze por se ata mund të shiten te ndonjë skuadër e huaj për çmimin e merituar./Indeksonline/