Kushte të mira për kthim

Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, gjatë vizitës zyrtare në Suedi është takuar me raportuesin special të Këshillit të Evropës për Kosovën Bjorn Von Sydov, njëherësh ish-ministër i Mbrojtjes në Qeverinë e kaluar të Suedisë.
Gjatë takimit, zëvendëskryeministri Kuçi ka njoftuar Sydovin për të arriturat e Qeverisë së Kosovës, në veçanti për procesin e zgjedhjeve, duke u shprehur se procesi në fjalë është duke shkuar jashtëzakonisht mirë.
Kuçi ka thënë se janë krijuar kushte të volitshme për kthimin e serbëve në Kosovë dhe është bërë progres në respektimin e lirive të njeriut dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës.
Nga ana e tij, Bjorn Von Sydov ka shprehur interesim për zhvillimet demokratike në Kosovë dhe në veçanti ka përshëndetur iniciativën e Kryeministrit Hashim Thaçi për ndërtimin e shtëpive të minoritarëve serbë, të cilët kanë vendosur të kthehen në Kosovë, thuhet në një njoftim të Qeverisë. Sydov ka premtuar se shumë shpejt do ta vizitojë Kosovën, për ti parë nga afër zhvillimet e reja në rajon.