E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kushte të paqëndrueshme atmosferike! Si parashikohet moti këtë të shtunë

Sipas të dhënave nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike te paqëndrueshme.

Moti do të jetë me vranësira mesatare deri dendura. Reshjet e shiut kanë qenë prezente me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit e lokalisht deri mesatar kryesisht në jug të vendit.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i lindjes me shpejtësi deri në 8m/s e shoqëruar me valëzim në detet Adriatik dhe Jon  të forcës 2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore  3 deri  14°C                                                                                                                                                          

në zonat e ulëta  6 deri 19°C                                                                                                                                                               

dhe në bregdet 6 deri 18°C

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›