E Hënë, 2 Nëntor 2026

Tërmeti i fuqishëm në Mianmar, mbi 1,000 viktima dhe mijëra të plagosur

Ka shkuar në më shumë se 1,000 numri i të vdekurve nga tërmeti i fuqishëm në Mianmar ndërsa më shumë trupa u nxorën nga rrënojat e një sërë ndërtesash që u shembën.

Qeveria, e udhëhequr nga ushtria e vendit tha në një deklaratë se 1,002 njerëz janë gjetur të vdekur dhe 2,376 të tjerë të plagosur, ndërsa 30 të tjerë rezultojnë të zhdukur.

Fqinjët të Mianmarit, Kina dhe India, kanë dërguar ekipe për të ndihmuar në përpjekjet e shpëtimit. Një ekip kinez ishte grupi i parë ndërkombëtar i shpëtimit që mbërriti në vend të shtunën në mëngjes ndërsa ministri i punëve të jashtme të Indisë tha se Nju Delhi ka dërguar një ekip shpëtimi dhe mjekësor së bashku me ndihmën urgjente humanitare.

Edhe Rusia dërgoi ekipin e saj të specialistëve, duke përfshirë ekipet e qenve, anesteziologët dhe psikologët.

Mianmari është në prag e një lufte civile të zgjatur dhe të përgjakshme , e cila tashmë është përgjegjëse për një krizë masive humanitare. Kjo e bën lëvizjen në të gjithë vendin si të vështirë dhe të rrezikshëm, duke ndërlikuar përpjekjet e ndihmës dhe duke rritur frikën se numri i të vdekurve mund të rritet ende me shpejtësi.

Tërmeti ishte me magnitudë 7.7 dhe me një epiqendër afër Mandalejit, të Mianmarit (qyteti i dytë më i madh, i goditur në mesditë)  u pasua nga një goditje e fortë me madhësi 6.4.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›