E Hënë, 2 Nëntor 2026

Fronëzimi i Kryepeshkopit të ri të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë

Fronëzimi i Kryepeshkopit të ri të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Joanit, ishte tema e diskutimeve gjatë emisionit të së premtes mbrëma, në emisionin nga Mentor Nazarko,  “Një Shqipëri”. Duke sjellë në vëmendje trashëgiminë e paraardhësit të tij Anastas Janullatos, si dhe objektivat e udhëheqjes së re.

“Një Shqipëri” ose e premtja që sjell në tryezë kryesisht dilogun ndëretnik e ndërfetar, ngjalli diskutime të shumta mbi çështje të rëndësishme për komunitetin ortodoks, pa lënë mënjanë sfidat dhe vizionin për të ardhmen.

Të ftuarit, profesor Pëllumb Xhufi, teologu dhe historiani Thoma Shkira, si dhe Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë, Genti Kruja, ndajnë dhe rrëfyen perspektivat e tyre mbi këtë ngjarje dhe ndikimin në harmoninë fetare, sa edhe zhvillimin e kishës në Shqipëri.

Mes të tjerash, profesor Xhufi solli në kujtesë vitin ’92, kur Kryepeshkop Janullatos vjen në krye të kishë ortodokse në Shqipëri, ngjarje e madhe për vendin.

“Një klerik i huaj në krye të kishës, gjë që u shoqërua edhe debate. Ndësa, vetë profeso Janullaatos 6-7 vite më parë, deklaroi në një medie greke, ku ai vetë tha se, do t’ia linte stafetën një shqiptari, siç e ka lënë të shkrur edhe në testamentin e tij.

Pa dyshim, të qenit në krye të kishës është një çështje që është zgjidhur që në kohë e Krishtit: çdo dishepull të mësonte popullin e vet…

Brenda kishës ka pasur një dialektikë shumë të fortë, që u zgjidh me protesta shumë të ashpra në Europë. Janë bërë edhe luftra, deri kur në shek. 17, me paqen e Vestfalisë, u ra dakord që në çdo vend duhet të ketë klerin e vet, pra kishën kombëtare”, – tha profesor  Xhufi.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›