E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kushte të qëndrueshme atmosferike, si do të luhaten temperaturat ditën e sotme

Për ditën e sotme vendi ynë parashikohet të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike.

Moti parashikohet i kthjellët në pjesën e parë të ditës nga orët e mesditës me vranësira deri mesatar.

Mjegull/ mjegullinë në zonat luginore në orët e mëngjesit e të mbrëmjes.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim juglindje-verilindje me shpejtësi mesatare 1-7m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:
në zonat malore -1 deri 9°C
në zonat e ulëta -1 deri 20°C
në zonat bregdetare 8 deri 20°C./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›