E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kushtet e PS-së për miratimin e ligjit për Gj. e Lartë

Në terren, ligji do të sillte përmirësime të dukshme në funksionimin e kësaj gjykate, teksa do t’i hapte rrugë edhe funksionimit të Gjykatës Administrative, e cila pritet të nisë punë janarin e vitit të ardhshëm.

Shkak i dështimit të mbledhjes së djeshme qe mungesa e deputetëve të opozitës në komision. Kryetari i këtij komisioni, demokrati Ilir Rusmajli, tha se kryetarët e grupeve parlamentare ishin në diskutime për këtë temë, teksa shtoi se opozita po bllokon miratimin e këtij ligji. Megjithatë, deputeti socialist, nënkryetar i grupit, Erion Braçe, shprehet se kreu i grupit socialist, Gramoz Ruçi, i ka vendosur disa kushte mazhorancës, në mënyrë që të nisin diskutimet dhe të jepet vota.

“Kryetari i Grupit të deputetëve socialistë i ka thënë qartë zotit Patozi: Pa u zbatuar deri në fund marrëveshja e Nëntorit (miratimi i reformës parlamentare që e mban peng PD); pa u zbatuar vendimet e Gjykatës së Shkallës së Parë, të Dytë dhe Gjykatës së Lartë për Këshillin e Qarkut Fier të fituar nga PS e marrë peng nga PD; pa u çliruar pushteti vendor i PS nga bllokimi financiar që vijon prej një muaji me bllokim të llogarisë financiare të bashkive dhe komunave, në respekt të autonomisë vendore; Nuk ulemi fare në tavolinë të flasim për ligjin mbi Gjykatën e Lartë. Kjo është e vërteta”, shkruan Braçe në profilin e tij në Facebook. Ende nuk dihet nëse ligji do të miratohet brenda këtij muaji, ashtu sikurse është parashikuar edhe në agjendën e punimeve të Kuvendit. /Start/

                                                                                             2012-09-21 09:23
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›