Kushtet e socialistëve për të dalë nga bojkoti
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, e vlerësoi rezultatin e këtyre zgjedhjeve të papranueshëm. Partia Socialiste e cilëson rezultatin e 28 qershorit si "shprehje e deformuar e vullnetit të zgjedhësve nga manipulimi dhe korrupsioni elektoral dhe legjitimitetin politik e moral të institucioneve të dala prej tyre si thellësisht të cunguar". Kreu i selisë rozë bëri të ditur se qëndrimi zyrtar i PS është i qartë, se socialistët kërkojnë të trajtojnë në sytë e opinionit publik të gjitha ato çështje që kanë të bëjnë me standardet e munguara të zgjedhjeve të 28 qershorit, me njehsimin e shtetit me pushtetin, për favorizimin e këtij të fundit.
Kushtet e PS:
- Duam të sigurojmë transparencën e nevojshme për të gjitha pretendimet për shkelje dhe parregullsi të zgjedhjeve të 28 qershorit 2009, nëpërmjet administrimit të çdo materiali zyrtar, dëshmie apo dokumenti që lidhet me zgjedhjet, përfshirë materialet zgjedhore që ndodhen në kutitë e votimit.
- Kërkojmë identifikimin e përgjegjësive të të gjithë zyrtarëve të Ministrisë së Drejtësisë apo administratës së burgjeve që në kundërshtim me legjislacionin në fuqi, kanë pajisur me leje lirimi të përkohshme gjatë periudhës elektorale 29 maj - 28 qershor 2009, persona të dënuar.
- Synojmë evidentimin dhe rikthimin në pozicionin e mëparshëm të punës të të gjithë punonjësve të shtetit në administratën vendore e qendrore ose në çdo ent publik, të pushuar nga puna apo transferuar gjatë dhe pas fushatës zgjedhore, për shkak se kanë marrë pjesë si përfaqësues të opozitës në komisione zgjedhore, apo nuk u janë bindur urdhrave për të marrë pjesë në veprimtarinë politike të Partisë Demokratike dhe qeverisë së saj.
- Synojmë gjithashtu identifikimin e përgjegjësive institucionale dhe administrative të të gjithë drejtuesve të institucioneve publike, të cilët, në kundërshtim me legjislacionin në fuqi, kanë përdorur funksionet dhe asetet publike në shërbim të fushatës elektorale të Partisë Demokratike dhe qeverisë së saj.