PS, Komisioni i Zgjedhjeve: Rama kryeson me 93%
Nga zgjedhjet e djeshme brenda Partisë Socialiste për kryetarin e ri, kandidati Edi Rama ka marrë shumicën, duke u rizgjedhur sërish në krye të partisë më të madhe opozitare. Shpalljen e Edi Ramës fitues të garës për zgjedhjen e kryetarit të PS-së e ka bërë të ditur dje Komisioni i Zgjedhjeve të PS-së. Sipas këtij komisioni, nga numërimi i kutive në 37 komisionet rajonale, rezulton se "në datën 26 shtator 2009 u zhvilluan zgjedhjet për kryetarin e Partisë Socialiste në 383 njësi vendore, në të cilat u hapën 386 qendra votimi. Nga informacioni paraprak jozyrtar rezulton se në zgjedhje morën pjesë rreth 56000 anëtarë të PSSH-së. E shprehur në përqindje, pjesëmarrja e anëtarëve të PS-së rezulton se në këto zgjedhje ishte mbi 65%". Po sipas këtij komisioni mësohet se për kandidatin Edi Rama kanë votuar rreth 51000 anëtarë, ose rreth 93% e anëtarëve pjesëmarrës në votim, ndërsa për kandidatin tjetër, Maqo Lakrori, kanë votuar rreth 3700 anëtarë, ose rreth 6.7% e pjesëmarrësve në këtë proces. Drejtuesit e komisionit të zgjedhjeve në PS kanë theksuar para mediave se janë administruar procesverbalet dhe dokumentacioni zgjedhor i 20 komisioneve zgjedhore rajonale, materiale të cilat janë duke u administruar konform rregullave të Kodit Zgjedhor nga ky komision. Por në disa qendra votimi rajonale ende nuk ka mbaruar procesi i numërimit të votave. KZP është në pritje të dokumentacionit edhe të 17 rretheve për shkak të largësisë.
Nga të gjitha vëzhgimet dhe informacionet e ardhura nëpërmjet komisionit zgjedhor, selia rozë ka bërë të ditur se gjatë këtij votimi është konstatuar që procesi është zhvilluar në normalitet të plotë dhe tërësisht në përputhje me rregullat e përcaktuara në Kodin e Zgjedhjeve të PS-së. Komisioni Zgjedhor i Partisë Socialiste ka falënderuar të gjithë zgjedhësit socialistë për maturinë dhe qetësinë e treguar në këto zgjedhje të përgjithshme për kryetarin e PS-së, si dhe ka falënderuar në mënyrë të veçantë 2100 socialistët që administruan këtë proces në cilësinë e komisionerëve dhe vëzhguesve në 386 komisionet e votimit. Duke dëshmuar kështu, theksojnë drejtuesit e komisionit zgjedhor në PS, krahas përkushtimit politik, edhe aftësitë e tyre administruese në respekt të normave e rregullave statusore. Edi Rama rizgjidhet sërish në postin e kryetarit të PS-së, pasi u detyrua të japë dorëheqje në respekt të statutit të partisë pas humbjes së zgjedhjeve të 28 qershorit, ku socialistët megjithëse morën 64 mandate deputetësh- një opozitë mjaft e madhe kjo në krahasim me vitet e tjera -nuk mundën të marrin votat e duhura për të kapërcyer kufirin ligjor që do i lejonte të krijonin qeverinë. Pas dorëheqjes, kandidati Rama u përball për tri javë me radhë me kundërshtarin e tij, Maqo Lakrori, duke paraqitur platformën për organizimin e partisë pas zgjedhjeve të 28 qershorit. Përballja e platformave të dy kandidatëve është bërë në takime të përbashkëta, duke sjellë kështu një risi në garat politike brenda së njëjtës parti.