Kushtet për të marrë kredinë e lehtësuar
13/04/2010 Përcaktohet niveli i të ardhurave që duhen plotësuar për t’u trajtuar me banesa me kosto të ulët
Klasifikimi i të ardhurave në varësi të pjesëtarëve të familjes, për këtë vit do të ndahen 1000 kredi
Ndryshon niveli i të ardhurave që familjet duhet të disponojnë për t’u bërë pjesë e programit të marrjes së banesave me kosto të ulët që ofrohen nga Bashkia e Tiranës për vitin 2010. Dhënia e kredisë së lehtësuar për këto kategori do të finalizohet vetëm nëse familjet që janë regjistruar plotësojnë pragun e të ardhurave financiare, të cilat ndryshojnë në varësi të numrit të anëtarëve të familjes kërkuese. Konkretisht, për këtë vit programi i kredive të lehtësuara nga shteti – pjesë e Programit të Banesave me Kosto të ulët, parashikon ndarjen e rreth 1000 kredive. Në zbatim të kësaj Drejtoria e Menaxhimit të Strehimit dhe Shërbimit Social ka publikuar tashmë nivelin e të ardhurave në kufijtë: “31 007 - 51 249 lekë për familjet të përbëra nga 1- 2 persona, 41 865 – 65 964 lekë për familjet të përbëra nga 2-3 persona. Kjo shifër do të pësojë rritje të mëtejshme në varësi të rritjes së numrit të anëtareve të familjes. Ky është dhe kushti kryesor për të ndjekur procedurat e mëtejshme të aplikimit për të marrë banesë me kredi të lehtësuar. Drejtoria e Menaxhimit të Strehimit sqaron se të gjithë qytetarët e interesuar për t’u trajtuar me këtë program mund të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar pranë Bashkisë së Tiranës, i cili shqyrtohet fillimisht nga sektori i strehimit në Drejtorinë e Menaxhimit të Strehimit dhe Shërbimit Social dhe pastaj vlerësohet nga Komisioni i Strehimit. Më pas është Këshilli Bashkiak i Tiranës, si organ vendimmarrës, që shqyrton dhe miraton listën e përfituesve për programin e kredive të lehtësuara nga shteti. Sipas këtij programi, aktualisht janë aprovuar me vendimin të këtij këshilli 145 familje, lista emërore e të cilëve i është dërguar Bankës përkatëse, ku do të merret kredia për banesën. Ndër të gjithë aplikantët do të jenë fitues ata që kanë fituar pikët maksimale sipas sistemit të pikëzimit të miratuar me vendimin përkatës për “Miratimin e sistemit të pikëzimit për bonusin e strehimit dhe sistemit të pikëzimit për subvencionimin e familjeve që përfitojnë kredi të lehtësuar nga shteti”. Ndërsa familjet që figurojnë qiramarrëse në banesat, pronë e subjekteve të shpronësuar në bazë të udhëzimit përkatës pohohet se këto të fundit duhet ti drejtohen Entit Kombëtar të Banesave, pasi do të paguajnë vetëm principalin e kredisë me interes 0 për qind. I gjithë dokumentacioni i dorëzuar pranë Drejtorisë së Menaxhimit të Strehimit dhe Shërbimit Social shqyrtohet paraprakisht nga sektori i strehimit dhe pastaj nga Komisioni i Strehimit.