E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kushtetuesja interpreton sot mandatin e Beqjas

Gjykata Kushtetuese nis sot shqyrtimin për interpretimin e neneve përkatëse që kanë lidhje me papajtueshmërinë e mandatit të deputetit Ilir Beqja.

Kuvendi votoi me 70 vota pro dërgimin e çështjes së mandatit të deputetit të PS-së, Ilir Beqja në Gjykatën Kushtetuese për të konstatuar papajtueshmërinë me detyrën, duke i propozuar heqjen e mandatit të deputetit.

E inicuar nga deputetë të maxhorancës, kerkesa akuzon Beqjan se ka përfituar nga fondet publike në kundërshtim me ligjin dhe në konflikt interesi në vitin 2009.

Në këtë kohë, kompania "Intech Plus", ku deputeti i PS, Ilir Beqja ka shumicën e aksioneve, fitoi tenderin me vlerë 240 milionë lekë për pajisjen e Bashkisë së Durrësit me sistemin elektronik.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›