Bode-opozitës: Ju po keqpërdorni ish-ushtarakët

Ministri i Financaeve Ridvan Bode ka akuzuar opozitës se po keqinformon ish-ushtarakët në lidhje me aktin normativ.
Duke folur në seancën plenare të Kuvendit ku po diskutohet akti normatikv ministri Bode theksoi se opozita kërkon të përfitojë politikisht duke keqpërdorur ish-ushtarakët pasi sipas tij akti që ka ofruar mazhoranca është një përmirësim ligjor.
“Ju po mbroni një absurd. Ky është një akt ligjor për drejtësi shoqërore” theksoi Bode duke shtuar se ky ndryshim prek vetëm ata ish ushtarakë që kanë dalë në pension të parakohshëm.
“Nuk është fjala për pensionet e ish ushtarakëve, ata janë tek diku tek 30 mijë. Bëhet fjalë për 7400 ish ushtarakë që kanë dalë në pension të parakohshëm”, theksoi Bode.