E Enjte, 5 Nëntor 2026

“Shtëpia e Lirisë”, PD: U zyrtarizua partia e vjetër Meta-Berisha-Rama!

Partia Demokratike e opozitës ka reaguar pas publikimit të logos së Koalicionit “Shtëpia e Lirisë” dhe kërkesën që ata kanë paraqitur në KQZ për t’u regjistruar si koalicion për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 Marsit.

PD e ka cilësuar si një rikthim në politikën e vjetër Berisha-Rama-Meta.

“Më në fund, Sali Berisha zyrtarizoi partinë e vjetër Meta-Berisha-Rama që simbolizon gjithçka që nuk shkon në Shqipëri: Korrupsionin, politikën e vjetër, lajmet e rreme dhe disinformiminP u shpreh ajo në një deklaratë të saj.

Sipas PD “Kandidimi në Dibër i bashkëshortit të prokurores që mbrojti bandën e Edi Ramës, duke mos hetuar dosjen 184 të vjedhjes së zgjedhjeve në Dibër, është provokim i rëndë për çdo demokrat dibran që masakrën zgjedhore e provuan të parët në 2016.

Premtim Kryemadhi mund të jetë kushëriri i Monika Kryemadhit, mund të jetë edhe bashkëshorti i prokurores që mbrojti dhe shpëtoi nga burgu Edi Ramën dhe bandën e tij, por me PD dhe demokratët nuk ka asnjë lidhje” shkruan PD.

“Kandidimi i tij shpjegon më së miri edhe komunikimin privat të Flamur Nokës dhe Ulsi Manjës. Kandidatin e koalicionit non grata e kanë zgjedhur bashkërisht. Ulsi Manja, nëse bashkëshortja e kandidatit të Flamur Nokës në Dibër do të zbatonte ligjin dhe do hetonte dosjen 184, do ishte në burg dhe jo në krye të Ministrisë së Drejtësisë” vlerëson PD e opozitës.

“Partia e vjetër Meta-Berisha-Rama ka 2 qëllime: Të dëmtojë PD dhe demokratët, të bëhet strehë mbrojtëse për Metën dhe Berishën. Ajo është streha për Ilirin dhe Saliun.

Zgjedh Ramën, mban Berishën dhe Metën.

Zgjedh Berishën dhe Metën, dhe mban Ramën”shkruhet në deklaratën e PD-së.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›